Ministrja Lindita Nikolla prezanton analizën e masave për Arsimin 2014

538
Sigal

TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka prezantuar sot analizën e masave në arsimin e lartë 2014.

Ministrja Nikolla  duke iu referuar rezultateve të analizës së arsimit te lartë për 2014, nenvizoi  se “me parë nuk ka pasur lidhje mes tregut të punës dhe arsimit. Rigjenerimi i arsimit të lartë nisi nga matura shteterore, nga mbyllja e universiteteve që nuk jepnin asnjë kontribut përvecse mernin para nga të rinjtë”.

Nikolla u ndal në arritjet e arsimit shqiptar, duke theksuar ndër të tjera se “transparenca, gjithpërfshirja dhe llogaridhënia janë tejet të rëndësishme”. Ajo foli edhe për një draft të ri që është duke u përpunuar për arsimin.

Duke iu referuar situatës së kaluar, ministrja Nikolla, tha se “javën që vjen do të jetë e pranishme Agjencia Britanike e Akredimit, qe do të bëjë edhe vlersimin cilësor të universiteteve”. 

Më tej ajo u ndal edhe rritja e tarifave që duhet t ëpaguajnë studentët në Universitetet publike.