Kandidatja e LSI-së në Korçë Ismeralda Seidolli: Hyra në politikë nga protesta studentore, partia jonë mbështet fuqimisht të rinjtë

601
Sigal

Kandidatja e LSI-së në Qarkun e Korçës Esmeralda Seidolli, e ftuar në një emision televiziv deklaroi se ka hyrë në politikë, pas protestës së madhe studentore të zhvilluar në vend.

Seidolli theksoi se LSI mbështet të rinjtë, duke shtuar se duhej të realizoheshin pikat, për të cilat u protestua.

“Unë hyra në politikë, pas protestës studentore. Idealizmin tonë donte të na shkatërronte ky kryeministër. Hyra në LSI, sepse në parti të tjera kishin shumë konjektura. Në LSI të gjithëve iu jepet mundësia e promovimit.

LSI mbështet fuqimisht të rinjtë. Protesta studentore ishte kaq e mirë, sa duhej të realizoheshin pikat që ne kishim.  Për mua nuk ka rëndësi se kush prishi protestën, por duhet të përmbusheshin kërkesat tona. Unë dua të jem e dobishme për shoqërinë time. Dua të shikoj me ndjenja dhe sinqeritet situatën”,- u shpreh Seidolli.