Kryeministri Rama/ Opozita kërkon të na kthejë malet e plehrave, që të na njollosë sukseset dhe punët e mira të Rilindjes

212
Sigal

 

Kryeministri Edi Rama, nga Porto Romano ku po ndërtohet Eko-parku i ri, ka prezantuar dëgjesën e PS-së për deputetët e rinj. Nga Porto Romano, Rama ka sulmuar opozitën se i vetmi model dhe vizion i tyre është kthimi aty ku ishim “tek plehrat”. Kryeministri Rama:  “Jemi këtu në këtë vend, ku deri para pak kohësh ishte një plagë e hapur mjedisore, që e kishte bërë Durrësin të turpërohej dhe Shqipërinë të turpërohej si rezultat dhe i reportazheve ndërkombëtare në Porto Romano, ku male të tërë kalbeshin, duke ndikuar në imazhin e qytetit. Sot këtu po ndodh një transformim i jashtëzakonshëm. Do të kthehet në një pikë referimi për fundjavat, zonë shlodhjeje për të moshuarit e fëmijët, shëmbëlltyra e vizionit e ambicjes dhe e punës sonë. Përfytyroni një moment që puna të ndërpritet këtu. Imagjinoni të kthesh ata, që jo vetëm janë të paaftë të bëjnë këto transformime, por nuk u bëjnë përshtypje pisllëku, plehrat e kaosi, madje në më shumë se njëherë e kanë thënë se janë krenarë për ndërtimet pa leje, për zonat ku kanë mundur të marrin vota, e kanë lënë aty hijen e harresës. Mjafton eksperienca e së shkuarës për të kuptuar se nuk ka shans, që mijëra qytetarët që presim nga ne ti kthejmë në shtëpitë e tyre, të kthehen aq shpejt dhe me aq shumë garanci,siç po ndodh dhe do ndodhë me ne në krye të detyrës.”