Presidenti Meta: “O i huaj mos ju shmang vështrimit nga bukuria e Bylisit.”

345
Ky mbishkrim do të gdhendej në një prej mureve të lashtë të këtij qyteti ilir, që falë së kaluarës së lavdishme, mbart një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit historik dhe kulturor.
Falënderim të veçantë për dijetarin dhe patriotin e shquar, Profesor Neritan Cekën, një prej arkeologëve tanë më të njohur dhe të dashur, zbuluesin dhe promovuesin e Bylisit antik, si dhe për ekipin e arkeologëve të rinj, të cilët vazhdojnë traditën fisnike të shkollës sonë të arkeologjisë, si misionarë të vërtetë të ruajtjes së pasurive kombëtare monumentale.
Mirënjohje e pakufishme për kontributin e arkeologëve, historianëve e shkencëtarëve shqiptarë, mbi të gjitha për atdhedashurinë e tyre, që frymëzon në çdo kohë.
Shqiptarët, si banorë etnikë të këtyre trojeve, gjithmonë do të krenohen me këtë trashëgimi të vyer të të parëve tanë, dëshmi e qytetërimit brilant dhe e civilizimit tonë si popull.
Të parët tanë ja kanë dalë të ruajnë me shumë sakrifica këtë trashëgimi të vyer, me gjithë erërat e fuqishme të barbarëve, pushtuesve e diktatorëve që ju është dashur të përballojnë gjatë gjithë historisë, sepse Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin për zot vatanit. 🇦🇱
Sigal