Kandidatja e LSI, Grisejda Myslimi: Vetëm vota vendos të ardhmen, dilni masivisht

206
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI-së në listën e Vlorës, Grisejda Myslimi, teksa ka treguar se ka votuar, ka përcjellë edhe një mesazh në rrjete sociale.

Ajo thotë se vetëm vota vendos për të ardhmen, ndaj dhe u bën thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë masivisht.

”Vetëm vota vendos të ardhmen tuaj! Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Qarkut të Vlorës të votojnë masivisht! Thërrisni miqtë, të afërmit, kolegët, komshinjtë. VOTONI! VOTONI! VOTONI”,-shkruan Myslimi në facebook.