Kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Lushnjë: Qyteti në gjendje të rëndë, lushnjarët më 6 mars do reagojnë

249
Sigal

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Lushnjë, Elton Bano, në intervistë me Skype, ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit.

Bano ka theksuar se qyteti i Lushnjës është në gjendje të rëndë, duke shtuar se lushnjarët më 6 mars do të reagojnë siç duhet me votë.

“Lushnja është në gjenje të rëndë, lushnjarët më 6 mars do reagojnë. Lusnja do e dënojë këtë qeveri me votë. Në Lushnjë nuk janë bërë investime. Bujqësia është një fushë që lushnjarët përherë e kanë pasur një prioritet dhe ne do të bëjmë investime të rëndësishme.

Ne kemi ekspertët më të mirë të bujqësisë në staf, që janë duke punuar për strategji sa më të mirë në bujqësi. Përballë meje është Taulant Balla. Taulanti ta ketë të sigurt se nuk orienton dot lushnjarët, ka zgjedhur qytetin e gabuar për të bërë diçka të tillë, përgjigjen do e marrë më 6 mars” , deklaroi Bano.