Kandidatët në zgjedhje do kalojnë në filtrin e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit

545
Sigal

Dje në parlament Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kërkuar që në kuadër të reformës zgjedhore kandidatët të kalojnë në filtrin institucional në lidhje me të kaluarën në Sigurimin e Shtetit, si dhe skanimi për zyrtarët të jetë automatik. Kërkesa është artikuluar nga kryetarja e Autoritetit, Genta Sula në Parlament. Kjo do të thotë, se deputetë, të cilët dikur kanë qenë në organet e Sigurimit të Shtetit, ose i kanë shërbyer diktaturës nuk do të kenë më të drejtën, që të jenë kandidatë për deputetë. Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore e mbaron mandatin e vet në fund të korrikut të këtij viti dhe është me interes të dimë, sa do të konkretizohet në reformën e re zgjedhore ky propozim i Autoritëtit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.