Kalimi i projekt-ligjeve me 68 vota/ Grupi parlamentar i PD-së i dërgon letër Nikollës

14
Sigal

Pas votimit me 68 vota të projekt-ligjeve për burimet ujore, për turizmin, për investimet strategjike dhe për mbrojtjen e konkurrencës, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka drejtuar një letër kryetares së Kuvendit, zonjës Lindita Nikolla, për deklarimin si të pavlefshëm/anulimin e votimeve të kryera në seancën e sotme plenare.

Argumenti i kësaj letre ka qenë se votimi është kryer në shkelje të Kushtetutës dhe nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.

Për dijeni, letra i është dërguar dhe Presidentit Begaj.