“Kabllogramet” e Rilindjes/ E tejkaluam planin e votimit! Rroftë Shoku Edi Rama

821
Sigal

Sot duhet menduar për parullat. Vota në kutitë e votimit i dërmoi armiqtë e brendshëm. Klasa punëtore në komisionet e votimit i realizoi planet (pritshmëritë) e bllokut të udhëheqjes dhe të Rinisë Komuniste Rilindase. Mbrëmë në darkë udhëheqësi ynë Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë me plot emocione, duke falënderuar të gjithë shqiptarët që votuan dhe nuk votuan. Sidomos ata që nuk votuan, pasi për ta “voton” partia. Por të ekzaltuar se në duar kishin vulat, firmat, fletët dhe kutitë e votimit, shumë komisionerë nuk e përmbajtën ekzaltimin dhe hodhën më shumë vota sesa ishin deklaruar zgjedhës.

Më poshtë janë (komunikimet e bazës së anëtarësisë së PS-së dhe të komisionerëve të qendrave të votimit)…

“Shumë komisionerë sypatrembur, Petrita të partisë që na nxorri në dritë, nuk u stepën para presionit të armiqve të brendshëm. Si një grusht i vetëm, ata morën çdo rrezik dhe mbushën kutitë e votimit me emrat e qytetarëve që nuk morën pjesë. Partia mbi të gjitha; sepse ashtu sikurse e ka thënë shoku Enver dhe Edi: “Komunisti duhet të jetë i pari në sakrifica dhe i fundit në privilegje”-Dhe ne, Rilindasit e rinj, jemi të bindur se ju Shoku Edi dhe Byroja Politike që drejtoni do të dini që ta forconi edhe më shumë “diktaturën e ploretariatit. Punëtoria e thjeshtë dhe organizatat bazë të partisë në rrethe e realizuan planin 109.9 për qind në rang vendi. Vlen të theksohet se shokët e partisë në Berat, e kanë realizuan planin 130 %…”.

Kjo është gjendja ku sot është përfshirë vendi, mes një absurdi sistemi, ku po përdoret çdo formë për të vjedhur edhe votën atëherë kur nuk është e nevojshme. Shokët dhe shoqet e pushtetit në udhëheqje sot po festojnë dhe herë pas herë shkojnë në qendrat e numërimit të votave, duke u mberkulluar deri në ekstazë me votat që gjenden në kutitë e votimit.

Një meritë e vëçantë i shkon pikërisht Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, veçnërisht katër anëtarëve socialist të saj, me në krye shokun Denar Biba (një bir i bindur i partisë dhe personalitet që gjendet gjithnjë në stacionin e trenit të Rilindjes).

PS: Nuk është vetëm një rubrikë satirike!Boldnews