“Ka mbaruar infermieri por është pa punë”, Braimllari tregon historinë e Redionit: Shkak arroganca e qeverisë

278
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSi Endrit Braimllari ka postuar në rrjetet sociale një shënim ku flet për një të ri në Pogradec i cili edhe pse ka mbaruar për infermeri dhe nevojat për këtë profesion janë të shumta, akoma nuk është integruar në punë.

“Për shkak të mungesës së meritokracisë, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së kësaj qeverie”, shkruan Braimllari në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Në Pogradec me Redionin i cili ka mbaruar Infermieri dhe prej kohësh si gjithë bashkëmoshatarët e tij ka kërkuar të largohet nga vendi.

Edhe pse me një profesion human dhe tepër të rendësishëm në këto kohë, ende nuk po e gjen dot veten në sistemin tonë shëndetësor.

Për shkak të mungesës së meritokracisë, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së kësaj qeverie.

Do punojmë të gjithë bashkë me qëllim që e ardhmja e të rinjve si Redioni të jetë në vëndin tonë.

#shqiperia_shtepia_ juaj.