Presidenti Meta ndan mesazhin e ndjerë për mikun nga Pogradeci: Lamtumirë Xha Sili!

245
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndarë një mesazh të ndjerë për humbjen e një miku.

Bëhet fjalë për një personazh gati simbol të Pogradecit, të njohur nga shumëkush dhe mik të Dritëroit të madh.

Meta shkruan se me ikjen e tij, vizitat në Tushemisht nuk do të jenë më njësoj.

POSTIMI:

Lamtumirë Xha Sili, burri i urtë dhe i mençur, patrioti e qytetari model, të cilin kishe gjithmonë dëshirë ta takoje e të bisedoje gjatë për bukuritë e Pogradecit, hallet e njerëzve të thjeshtë, por edhe për letërsinë, që aq shumë e deshte.

Jo më kot, i paharruari i letrave shqipe, Dritëroi ynë i madh, ishte edhe miku yt i veçantë.

Me ikjen tënde, vizitat në Tushemisht nuk do të jenë më njësoj.

Të prehesh në paqe Vasil Llakmani!

Mikpritja dhe bujaria jote do mbeten të paharruara!

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe mbarë komunitetit të mrekullueshëm të Pogradecit dhe Tushemishtit!