E rëndë në Tiranë/ 30-vjeçari hidhet nga Ura e Institutit, dërgohet me urgjencë në spital

373
Sigal

Policia e Tiranës njofton se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Institutit në kryeqytet.

Sipas policisë, 30-vjeçari P.S është vetë-hedhur nga Ura e Institutit, e se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se djali i hedhur nga ura, ka thyer dy këmbët.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.