Jaupi-Bersin: “Bashkëpunim i shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Departamentit për Sigurinë e Brendshme të SHBA-së.

406
Sigal

Më datë
16.12.2016 në ambientet e Policisë së Shtetit Zv/Drejtori i Policisë së
Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm
për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Drejtues i Lartë Ardian
Çipa  dhe drejtues të tjerë të Lartë të Policisë, kanë pritur në një takim
Ndihmëssekretarin për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Oficer i Lartë Diplomatik
në Departamentin e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, z. Alain Bersin dhe
delegacionin që e shoqëronte.

 

Zv/Drejtori i
Policisë së Shtetit z. Jaupi, ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimet edhe në
emër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, për ndihmën dhe bashkëpunimin e
Departamentit Amerikan përmes ICITAP, duke theksuar trajnimet e vazhdueshme për
oficerët e Policisë Shqiptare dhe mbështetjen në sistemet e shkëmbimit të të
dhënave biometrike, që ka përafruar teknologjinë bashkëkohore në punën e
Policisë dhe ka sjellë rezultate në rritje, në finalizimin e shumë
operacioneve.

 

“Shpreh
mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e marrë nga Departamenti Amerikan
përmes ICITAP. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi me sektorë të
ndryshëm si DEA dhe agjenci të tjera ligjzbatuese amerikane. Gjithashtu kemi
patur dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të ICITAP në shtrirjen e sistemit TIMS pas
vitit 2004. Përmes tyre jemi përafruar me teknologjinë bashkëkohore dhe
rezultate më të shpejta përmes shkëmbimit në kohë reale të informacionit.

 

Suporti ka
ardhur në vazhdim gjatë viteve, përmes trajnimeve të ndryshme nga ICITAP dhe
bashkëpunimit të shkëlqyer me Ambasadën Amerikane, sërish me trajnime për
oficerët e Policisë Shqiptare. Vlen të theksohet bashkëpunimi mjaft i mirë në
drejtim të informacionit në luftën kundër elementeve radikalë dhe
terrorrizmit”.

 

Në fjalën e tij
Oficeri i Lartë Diplomatik z. Bersin, ka përmendur impaktin pozitiv për punën e
Policisë Shqiptare, të marë nga bashkëpunëtorët e tij, dhe ka theksuar se
Policia Shqiptare do të përfitojë një sistem të dhënash të përbashkëta në nivel
operacional, si një asistencë mjaft të rëndësishme në luftën kundër krimit të
organizuar veçanërisht në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore.

 

“Qëllimi
ynë është që Shqipëria të jetë vendi i parë që përfiton nga shkëmbimi dhe
verifikimi i të dhënave biometrike duke patur kështu mundësinë të shfrytëzojë
të dhënat e sistemit tonë në një kohë shumë të shkurtër, në nivel operacional.
Për luftën kundër terrorizmit kemi patur një shkëmbim shumë të mirë me zyrën
tuaj këtu në Shqipëri. Janë zhvilluar trajnime për oficerët e Policisë
Shqiptare kundër trafikimit të qënieve njerëzore, dhe mund të bëjmë më shumë në
këtë drejtim pasi është një prioritet për ne”.

 

Zyra jonë është
këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur me trajnime në çështjet e
sipërpërmendura. Çdo gjë ka ecur gradualisht dhe në rendin e duhur”.

 

Në fund të
takimit z. Jaupi ka falenderuar edhe një herë z. Bersin, për vizitën dhe
mbështetjen, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të
bashkëpunuar në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.