“Jam vlonjat dhe trim me besë”, Meta ndal vizitën në Vajzë, kujton poetin Ali Asllani

Presidenti Ilir Meta teksa ka risjellë në vëmendje disa vargje të një poezie të Ali Asllanit, ka bërë me dije se ka vizituar Vajzën, vendlindjen e poetit.

Përmes një postimi në “Facebook” Meta theksoi se nuk mund të ikte nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur.

NOA

MESAZHI I METES
“Jam vlonjat dhe trim me besë,
Rreth flamurit di të vdesë,
A me hir a me pahirë,

Doemos do rroj i lirë!”
Në Vajzë, vendlindjen e poetit të shquar të Lirisë, Ali Asllani, vargjet e ndritura të të cilit kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe progres demokratik.
Nuk mund të ikja nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur, përherë i gjallë mes nesh me poezitë e Tij aktuale në çdo kohë.