Ja emrat e deputetëve që përjashtohen me 5 ditë nga Kuvendi

395
Byroja e Kuvendit ka marrë vendim ditën e sotme që të përjashtojë me 5 ditë nga punimet e Kuvendit deputetin socialist, Erjon Braçe për incidentin e ndodhur të enjten e shkuar në Kuvend. Mësohet se bashkë me të janë përjashtuar po me 5 ditë nga Kuvendi edhe Edi Paloka, Arben Ristani dhe Roland Keta, deputetë të PD-së. Ndërsa deputeti Sali Berisha ia ka hedhur paq me një vërejtje. Incidenti nisi javën që shkoi kur Erjon Braçe acaroi atmosferën në sallën e Kuvendit teksa u përplas verbalisht me ish-kryeministrin Berisha dhe deputeten Topalli. Më pas, Ristani, Paloka e Keta tentuan që ta largonin nga foltorja, por ndërhynë truprojat e Gardës për të parandaluar konfliktin fizik.
Sigal