Ja çfarë fshihet pas ligjit “antishpifja” të mazhorancës

573
Sigal

Mbrëmjen e sotme dy prej të ftuarve në emisionin ‘Real Talk’ në “News 24” kanë qenë, deputeti i PS Alket Hyseni dhe analisti Fatos Lubonja.

‘Ballë për ballë’ me Hysenin, analisti Lubonja ka thënë se i qëndron thënies së tij që një fushë e parregulluar duhet të rregulluar por pyetja është si.

Lubonja thotë se ligji për median duhej të rregullohej nëpërmjet vetrregullimit, duke ngritur mekanizma vetrregullues kurse mazhoranca krijoi paketën-antishpifje për një vetrregullim sipas saj, jo siç duhet.

Ai thotë se mazhoranca do vetrregullim sipas saj nga pushteti nëpërmjeti AMA-s, që më pas çon në kapjen e medias

‘’Problemi është si e rregullon. Këtu është problem tek ju. Ju kanë thënë që parim është vetërregullimi. Kur ndërtohen mekanzima kur media vetrregullohet. Ju nuk i shkuat kësaj por i thatë vetrregullim nga pushteti nëpërmjet AMA-s. Duke parë ato gjobat e larta që ja u ulën.

Për mua del qartë që nuk është për të mbushur një hapësirë të ligjit, por si të kapim mediat.”- tha Lubonja.