Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, akuzon kryeministrin Edi Rama si fajtor për largimin e të rinjëve nga vendi.
Së fundmi, Hasa ka postuar një shënim në rrjetet sociale ku shkruan se një i ri largohet nga vendi çdo 38 minuta, ndërsa shton se Rama “vazhdon ta ketë kokën të zhytur në rërën e korrupsionit”.
Postimi i plotë:
Shqipëria po zbrazet, ndërsa fajtori për këtë, vazhdon ta ketë kokën të zhytur në rërën e korrupsionit dhe të mashtrimeve. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një i ri largohet nga vendi cdo 38 minuta.
Edi Rama është fajtori i vrasjes së shpresës së qindra mijëra të rinjve dhe i të ardhmes së këtij vendi.
Shqipëria po zbrazet, ndërsa fajtori për këtë, vazhdon ta ketë kokën të zhytur në rërën e korrupsionit dhe të mashtrimeve. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një i ri largohet nga vendi cdo 38 minuta. Edi Rama është fajtori i vrasjes së shpresës së qindra mijëra të rinjve dhe i të ardhmes së këtij vendi.Edi Rama, ti ke dështuar!
Gepostet von Endri Hasa am Donnerstag, 30. Januar 2020



















