ISP: Te nisë hetimi i përdorimit të burimeve shtetërore për motive nepotike

190
Sigal

Debatet e ashpra brenda PS në Shkodër për emërimet politike në administratë kanë sjellë edhe reagimin e Institutit të Studimeve Politike. ‘Raste te tilla duhet të jenë objekt hetimi nga organet e drejtësisë dhe tema reflektimi për vetë PS dhe qeverinë’, thekson ISP në reagimin zyrtar.

ISP, teksa i referohet progres raportit të BE mbi Shqipërinë, thotë se legjislacioni mbi nëpunësit civile dhe ata publike parashikon mekanizma dhe praktika të qarta emërimi dhe promovimi në karriere. Por ndryshe ndodh në realitet, që sipas Institutit mënyra e emërimeve përbën një shkelje ligjore, abuzim me pushtetin, përdorim te burimeve shtetërore për motive nepotike.

“Legjislacioni mbi nëpunësit civile dhe ata publike parashikon mekanizma dhe praktika të qarta emërimi dhe promovimi në karrierë! Kështu thuhet edhe në raport progreset e BE mbi Shqipërinë dhe në retorikën politike. Midis deklarimeve dhe realitetit te ardhur nga raportimi i medias për zhvillimet në Shkodër ekziston një hendek i gjerë, i cili përvecse devijim nga standardi, pervec konfirmimit të deformimit të rolit të partisë në raport me shtetin dhe rolit të deputetëve në raport me pozitën e tyre ligjore, si dhe përvec se konfirmim i nje aleance politike informale, përbën gjithashtu edhe shkelje ligjore, abuzim me pushtetin, përdorim të burimeve shtetërore për motive nepotike. Raste të tilla duhet të jenë objekt hetimi nga organet e drejtesisë dhe tema reflektimi për vetë PS dhe qeverinë. Kjo do të duhej të ishte pyetja dhe interesi kryesor i medias dhe publikut tek SPAK, Prokuroria, PS, qeveria dhe organet ligjzbatuese.  Koha për transparencë, koha për drejtësi, koha për llogaridhënie”, thuhet në reagim.