PD , nuk ka asnjë lidhje me antiamerikanizmin

108
Sigal

 Dr.Vili Minarolli, ish- ambasador

Baza e PD , por edhe e gjithë PD , nuk ka asnjë lidhje me antiamerikanizmin. PD u krijua si një parti pro perëndimore, kundër trashëgimisë komuniste, që e kishte në filozofinë e saj mohimin e çdo vlere të shoqërisë demokratike.Për më tepër baza e palëkundur e PD përbëhej dhe përbëhet nga përfaqësuesit e atyre familjeve që u pushkatuan,u burgosën dhe internuan vetëm, sepse e donin një atdhe të lirë , demokratik dhe ishin pro perëndimit dhe SHBA. Në këtë trashëgimi, dashuria për SHBA dhe vlerat e demokracisë amerikane kanë qenë rruga dhe dëshirat e vetme të bazës të PDSH.