Ismeralda Sejdolli: Rilindja shkatërroi Arsimin e Lartë

295
Sigal

Ismeralda Sejdolli, Koordinatore e LRI-së Korçë
“Rilindja” shkatërroi arsimin. Ministria e Arsimit mashtroi studentët. Jemi në përfundim të vitit kalendarik 2020, në fillimet e vitit te ri akademik dhe gjendja e universiteteve ku studiojmë, vazhdon të jetë e njëjta, në mos më e keqe, me atë para protestës studentore. Në bilancin e pseudopremtimeve, qeveria dhe Ministria e saj e Arsimit, nuk kanë realizuar asnjë prej premtimeve, megjithëse ka kaluar kaq shumë kohë. Konkretisht, duke ju referuar Paktit famëlart të Universitetit, sot jemi në kushtet ku: Reduktimi me 50% të tarifave të studimit nuk është i realizueshëm, kjo për shkak të buxhetit shterpë që MARS duhet t’u kalojë universiteteve. Referuar Sistemit të Konvikteve në IAL, aktualisht në Korçë, ekziston 1 shoqëri për akomodimin e studentëve në godinat e konvikteve. Kjo shoqëri është në administrimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe merr fonde për mbështetje financiare nga MARS për të mbuluar 50% të shpenzimeve, ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet nga vetë ndërrmarja. Theksojmë këtu që fonde për shpenzime kapitale nuk janë dhënë kurrë nga MARS, sikurse lenë për të dëshiruar fondet për shpenzime korrente. Qeveria e shtetit shqiptar u zotua të rishikonte bazën ligjore për ndërmarrjet e trajtimit të studentëve, me qëllim rritjen e investimeve në këto godina. E megjithatë, edhe sot konvikti i Korçës duhet të presë për ndonjë investim modest, pa menduar t’i përafrohet standardeve europiane. Për të shkuar tek transparenca e buxhetit dhe shpenzimet e IAL-ve, të cilat presupozohet të jenë të deklaruara dhe afishuara online,unë shtroj pyetjet: Sa i “adaptuar” është ky sistem me të dhëna të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare te IAL-ve ?
Sa i “adaptuar” është sistemi me informacionin mbi procedueat e prokurimit publik ?
Sa i “adaptuar” është me Cv dhe të dhënat e pedagogëve, me bursat apo stimujt e dhënë nga shteti për studentët?
Rishikimi i titujve akademikë dhe plagjiaturave ishte pika më e diskutuar e këtij pakti. Po kalon shumë kohë që “softueri” i famshëm i Besa Shahinit nuk po duket gjëkundi. Ndoshta e gjithë kjo e ka një shpjegim: Faktin që çdo ministër arsimi i emëruar nga Qeveria Rama, është produkt i injorancës dhe plagjiaturës. Pakti përfshinte edhe rindërtimin e Bordit të Administrimit, i cili presupozohej të kishte edhe një anëtar të zgjedhur nga studentët, ku specifikisht në rastin e universitetit të Korçës ai u zgjodh nga vete ministrja. Shtojmë këtu, që në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 782 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurës të përzgjedhjes së anëtarit të Bordit të Administrimit”, ndër të tjera parashikohej: Shkarkimi i të gjithë anëtarëve të Bordit të emëruar nga MARS. Emërimet e reja do të bëheshin me anë të një procesi të rregullt dhe korrekt. Megjithëse afati i realizimit të kësaj pike në “Pakti i Universitetit”, shënonte Maj 2019, ne nuk shohim të realizuar asnjërën nga këto pika. Për të mos folur për Kartën e Studentit, e cila mbetet ëndrra në sirtar e çdo studenti dhe dashuria platonike e një ministreshe, të cilës përveçse rolit të Ursulës, nuk mund ti besohej asgjë tjetër. Për ta përmbyllur me ndërtimin e bibliotekës online me standardet europiane që qëndron po aq i parealizueshëm, sa investimet për kërkime shkencore. Pra SOT, ne jemi më të zhgënjyer se çdo herë tjetër me shpresën që po ventitet, por me ëndrrat për një Shqipëri demokratike, që promovon vlerat dhe ka fokus një arsimim cilësor.