Kryemadhi publikon fotot dhe i drejtohet SPAK e ndërkombëtarëve: Ja kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me ITS e Klodian Zotos

195
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, reagon sërish për aferën e inceneratorëve, teksa shkruan në “Facebook” se shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive.

Kryemadhi publikon disa fotografi, ndërsa ju bën thirrje prokurorëve e ndërkombëtarëve që t’i shohin, pasi sipas saj, pikërisht këto pamje ” tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto”.

Postimi i Kryemadhit:

Të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve. Pagesat nga taksat e shqiptarëve për këto 3 koncesione, kanë shkuar në xhepat e qeverisë dhe për të realizuar skema evazioni fiskal në vlera miliona euro.
Të dashur qytetarë, prokurorë, e ndërkombëtarë që na keni ndihmuar për realizimin e reformës në drejtësi, ju ftoj të shikoni fotot e mëposhtme. Ato tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.
ITS e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, ka kryer me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve.