E FUNDIT/ Mjetet ushtarake ukrainase hyjnë në Kiev për të mbrojtur kryeqytetin, priten përplasje të forta

159
Sigal

Ndërsa forcat ruse përparojnë në kryeqytetin ukrainas, autoritetet po i bëjnë thirrje popullatës të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave pushtuese.

Si Ministria e Mbrojtjes ashtu edhe ajo e Brendshme u bëjnë thirrje banorëve të Kievit që “të na informojnë për lëvizjet e trupave, të bëjnë kokteje molotov dhe të neutralizojnë armikun”.

Një fletëpalosje me udhëzime hap pas hapi se si të bëhen bomba me benzinë është postuar në rrjetet sociale të Ministrisë së Brendshme.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme Vadym Denysenko thotë se 18,000 mitralozë “u janë dorëzuar në Kiev të gjithë vullnetarëve, të gjithë atyre që duan të mbrojnë kryeqytetin tonë me armë në krahë”.

“Pajisjet ushtarake ukrainase po hyjnë tani në Kiev për ta mbrojtur atë. Unë po u kërkoj të gjithë banorëve të Kievit – ju lutemi mos e filmoni, mos filmoni lëvizjet e tij. Kjo është e nevojshme për të mbrojtur qytetin tonë.”