Ish- zv/ministrja e Financave të PS-së, Irena Beqiraj: Autokracia personaliste

367
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Për një kohë të gjatë, të gjitha regjimet jo-demokratike i grumbullonim  së bashku. Në 20 vitet e fundit, shkenca  politike ka bërë  përparim, duke pranuar se ka një ndryshim të madh në llojet e ndryshme të regjimeve autokratike. Për shembull, regjimet njëpartiake, siç shohim në Vietnam ose Kinë, të ngjashme me Shqipërinë komuniste apo regjimet ushtarake, në Mianmar ose në Kilin e Pinochetit, sillen shumë ndryshe nga regjimet personaliste.

Në regjimet personaliste kemi një udhëheqës të vetëm, vendimet e të cilit  janë të pakufizuara nga një organizatë tjetër dhe një individ i cili përcakton çdo politikë, çdo vendim, përcakton njerëzit në parlament, në qeveri, edhe indirect, kudo tjetër. Shqipëria e sotme, Turqia, Venezuela e Hugo Chavez janë  shembull i regjimeve personaliste. Historia tregon se  autokracitë personaliste priren të jenë më të korruptuara. Ato priren të kenë ekonomi më të paqëndrueshme. Ekonomia  e tyre është rentiere, me produktivitet të ulët edhe pa inovacion. Përshembull,  100 kompanitë më të mëdha në Shqipëri, ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregëti, shërbime koncesionare, ndërtim të veprave publike, me pak ose aspak lidhje me teknologjinë edhe inovacionin. Në këtë mënyrë regjimet personaliste, priren të rriten më ngadalë se sa regjimet e drejtuara nga ushtria dhe regjimet njëpartiake.

Çdo debat, thuajse zhytet, humbet, bëhet i pavlerë, pasi ne tanimë  jemi zyrtarisht në një  spirale, edhe më të vështirë se regjimi njëpartiak, në autokracinë personaliste.