Ish Presidenti Berisha/ Dvorani i partisë përgjegjës për krizën kushtetuese. Ligjvënëësi fragmentoi emërtesën e Kushtetueses

453
Sigal

Presidenti Meta takon ish presidentin dhe ish kryeministrin për krizën e Gjykatës Kushtetuese

Berisha: Ardian Dvorani, përgjegjës për krizën kushtetuese

Presidenti, Ilir Meta, u takua dje me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por edhe krizën politike.

Berisha: Dvorani, gjyqtari i partisë

Pas takimit me Presidentin Meta, ish presidenti Berisha u shpreh: Ardian Dvorani është përgjegjës për krizën kushtetuese”. Berisha e akuzoi kryetarin e KED Ardian Dvorani, të cilin e quajti “gjyqtari i partisë”, se ka vepruar në mungesë të plotë të transparencës. Zoti Dvorani dërgoi në të njëjtën kohë listat me kandidatët e përzgjedhur te Presidenti dhe Kuvendi. Zoti Berisha pohoi se kryetari i KED nuk ka bërë publike asnjë informacion apo raport për skualifikimin e kandidatëve të tjerë, duke kualifikuar “kandidatët e Edi Ramës”. “Kushtetuta është e qartë, Presidenti e zgjodhi te parën, radha ishte e Kuvendit, por Dvorani i dërgoi listat në të njëjtën kohë, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën” – u shpreh Berisha dhe shtoi se KED në kundërshtim me ligjin ndaloi Avokatin e Popullit të merrte pjesë në mbledhjet në dhomën e këshillimit. Për betimin te noterja të Arta Vorpsit, Berisha u shpreh se “ai është betim Lane”. Berisha theksoi se betimi është akt solemn që detyron funksionarin të kryejë detyrën e tij. Për sa i përket zgjedhjes së Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit në Gjykatë Kushtetuese, ish kryeministri e konsideroi të pavlefshëm emërimin e tyre, pasi ato ishin të vetmet kandidate në listat e Kuvendit. Sipas zotit Berisha veprimet e KED “nuk përtypen nga BE, Bundestagu” dhe do të ndikojnë në hapjen e negociatave me BE. Berisha: Sa i përket emërimeve unë nuk do të kisha pranuar kurrë 4 për 12. Nuk e bëja. Kushtetuta e detyron të sjellë 12. Të kenë mundësinë e zgjedhjes. Por kjo është për të zgjedhur vetëm këta që u ka marrë firmën Edi Rama dhe kjo është shkelje shumë e rëndë. Procedura e zgjedhjes së tyre në një shtet ku funksionon shteti ligjor është nul. Ata nuk njohin shtet por vetëm kapjen. Çfarë bën kapomafia që shndërron KED në një shpellë të vërtetë mafie?Sjell në vend të 12 kandidaturave, sjell 4. Këta i ndan 3 nga 3 duke i përsëritur tre herë në lista. A e dini që janë paraqitur me dhjetëra kandidatë dhe janë zhdukur të gjithë? Me çfarë mekanizmi i skontuan një nga një? Derisa morën firma për skllevër skontuan të gjithë të tjerët. Ndodh vettingu, kam vërejtjet e mia. Por në vetting dalin gjërat, e shkelën me 100 milionëshin e Dvoranit, është përgjegjësi e tyre. Por këta nuk nxorën asnjë shkak .Është skenar i turpshëm. Ligjvënësi në krye të radhës fragmentoi emërtesën e Gjykatës Kushtetuese. Është në tagrin e Presidentit të emërojë cilindo që ai do me kusht që të plotësojë kriteret e Gjykatës Kushtetuese. Me 3 nuk kapet Gjykata, garancia është fragmentimi. Këta nuk mund t’i diktojnë njëri-tjetrit. O burra, t’i marrim Presidentit të Republikës kandidaturën.