Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Voltana Ademi: Jemi më keq se në vitin 1997

505
Sigal

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pas incidenteve që ndodhën në Bushat, ka reaguar për mediat edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

“Jemi kthyer 30 vite mbrapa. Ushtria është duke vepruar në kundërshtim me ligjin pasi nuk ka urdhra të shkruar.

Mendoj që veprimi i Metës është i duhuri në kohën e duhur. Po shkojmë në degradim total të shtetit nga ana administrative. Jemi më keq se në vitin 1997.

Atëherë të paktën funksiononin institucionet, tani nuk funksionojnë më”, është shprehur Ademi.