Ish ministri Ilir Beqaj: Mbjelljen e kanabisis do ta japim me koncesion investitorëve

736
Sigal

Deputeti socialist Ilir Beqaj, i cili ka dhënë me dhjetëra koncesione dhe tendera si ministër i Shëndetësisë, mbrëmë në një intervistë televizive theksoi vlerat e mëdha kurative dhe ekonomike që ka kultivimi i kanabis në Shqipëri, për qëllime farmaceutike. Ish ministri Beqaj, si eksperti rilindas për koncesionet, thekssoi se kanabis, nëse do të legalizohet, do ta kultivojnë investitorët, që do të marrin koncesionin e tij. Madje, ish ministri Beqaj, pohoi s kanabis mund të përdoret edhe si konsum i brendshëm, por nuk tha se ata që do ta përdorin, duhet ta marrin në farmaci, apo dyqane, por theksoi se përdorimi për konsum të brendshëm i kanabisit do të bëhet vetëm me leje nga mjeku përkatës.