Berisha: 7 korriku do jetë protesta më e madhe që kemi bërë ndonjëherë! Të rrëzojmë regjimin e Ramës

59
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së enjtes një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas ku foli edhe për protestën e thirrur më datë 7 korrik. Berisha tha se protestat janë një domosdoshmëri për të rrëzuar atë që ai e quan “regjimin monist të Edi Ramës”.

Gjtihashtu Berisha tregoi edhe arsyen përse zgjodhi datën 7 korrik dhe jo të priste më shumë për të dalë në shesh.

“Shpallëm datën 7 korrik si protestë kombëtare. E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie dhe në rast se do ta shtynim protestën për një kohë optimale, në fakt do thellohej dëshpërimi tek njerëzit.

Nuk e kemi të fshehur, por të hapur. Qëndrimi ynë, platforma jonë krahas parlamentit dhe formave të tjera do jetë protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin dhe do bëjmë gjithçka për një protestë më të madhen që mund të kemi organizuar. E kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës”-tha Berisha.