Ahmet Demaj: Bisesë me gjyshin pas 100 vjetëve

730
Sigal

Që fëmijë dashuria për dëshmorët m’u imponua nga dashuria për gjyshin tim Meçan Isai  nga Lepenica

Bisedë me gjyshin pas 100-vjetëve

Ahmet Demaj, Kryetar i Shoqatës “Labëria” Vlorë

 

Kam 20 e ca vjet që jam bërë gjysh. Dhe çdo vit më shtohet keqardhja personale që vet nuk e përdora dot fjalën “ O Gjysh ”. As nga nëna dhe as nga baba. Histori jete.. .

Por për babain  e nënës kam kuptuar prezencën e tij kur isha nja 5 a 6 vjeç. E përfytyroja portretin e tij nga fjalët e vajtimit që bënte nëna kur mërmëriste në llogari të saj .

Atëherë guxova ta pyes :

-Pse qanë ? Pse ?

-Më ka vdekur babai edhe mua dhe me la jetime 6 muajshe .

-Kur ka vdekur ?

-Më 1920 .

-Pse ?

-U vra ne luftë .

-Kush e vrau ?

-Italianët!

-Ku janë ata që vranë babanë ?  ( se gjoja unë do të rritesha dhe do të merrja hakun )

-Ikën në vend të tyre .

-Po gjyshi ?…

Nëna kuptonte që po më brengoste , po më ligështonte dhe filloi të më jepte kurajë.  Ai u bë Dëshmorë i Atdheut që unë dhe  ti të mos kemi më armiq . Të jemi të lirë. I mbaj mend vajet ,

-Ç`më bëre babë xhani .

Më le jetime çilimi .

Ç`më gjeti e zeza unë .

S`të ndenja dot në gjunjë .

I lutesha mësuesit që në çdo 5 muaj të thosha vjersha . Pra që fëmijë dashuria për dëshmorët mu imponua nga dashuria për gjyshin tim Meçan IsaiI nga Lepenica. U rrita. Isha i ri dhe nuk përtoja të shkruaja parulla me gurë “ RROFTW 5 MAJI ” “ LAVDI DËSHMORËVE ” …. U formova dhe kuptova më shumë se ç`janë dëshmorët . ç`janë tradhtarët, ç`është lufta e ç`është paqja . Sa më shumë rritesha aq më shumë më shtohej dashuria për gjyshin MEÇAN ISAI dëshmor. Por asnjë herë nuk përfitova o gjysh ndonjë privilegj që isha nip dëshmori. Bile as vajza jote dhe nëna ime nuk u vizitua ndonjëherë si bijë dëshmori . Janë dhimbje o gjysh që nuk dua të të lëndoj, “Aty ku je ” .  Vetëm një falënderim për babain tim, dhëndrin tënd që të vetmen dashuri që i plotësonte nënës ishte: Kur të vinin në Vlorë ta shpinte te varri jot që të qante me ligje si vajza për babanë.

Duke u rritur o gjysh lexoja libra, kujtime. Dëgjoja histori . Këto vitet e fundit që po drejtoj shoqatën “ Labëria ” në Vlorë më kanë rënë në duar mjaft libra për 1920 dhe Luftën e Vlorës . Kurse sivjet ne do festojmë o gjysh 100 Vjetorin e asaj lufte së 1920. Do të takohemi me ju për të 100 herë, prandaj dua të flas me ty si nip dhe gjysh. Dua të të llafos dhe në emër të tre fëmijëve të tu, Musadetes, Raziut, Fatos.

Vuajtën se edhe jot shoqe ALIHEJA vdiq shpejt. Të tre fëmijët jetim u rritën si jetimët . U martuan , dy  aty në Lepenicë dhe Fatua në Velçë. Luftë e punë , punë dhe përsëri luftë . Përsëri luftë me Italinë dhe Gjermaninë. Përsëri më shumë gjak se në 1920, përsëri dëshmore dhe përballë tyre bashkëpunëtorë me armikun . Jeta e fëmijëve të Tu më e vështirë por jetuan dhe u zhvilluan me sforco por me dinjitet njerëzor .

I vdiq i shoqi dhe vdiq edhe vet vajza e madhe , Musadetja aq sa betimi më i fortë i nënës time Fatos ishte PO ose JO , “ Hëngsha në kocka të Musadetes ” . Kaq fortë e ndiente dhimbjen për motrën . Dy djemtë e saj jetuan në Lushnjë : E ti shikosh sot sa të mirë e sat ë zot janë bërë . Vetëm nga Musadetja kanë nja 20 e ca nipër e mbesa o gjysh. Djali jot, dajua im Raziu me të cilin mbyllëm shumë dashuri që na mungonin, u bë i zoti në punë të tij. I rriti djalin dhe vajzat me djersë balli por shumë  punëtor e të ndershëm, shembull për gjithë fisin tonë. Sot ato janë bërë më shumë se 30 shpirt. Të gjithë njëri më i mirë se tjetri .

Ata sit ë themelit që ishin e ndienin në çdo 5 Maji  vizitën e pushtetarëve në fshat se të paktën pihej një kafe Emri yt  Meçan Isa Ngucaj është  i  gdhendur në  mermer.

E fundit o gjysh Fatua nëna ime erdhi e vogël në Velçë por shyqyr nga gjaku i saj sot janë gati 40 nipër e mbesa . E po ti shikosh gjithë trungun tënd sot jemi bashke me nuse e dhëndurë mbi 100 veta. Ti si di o gjysh ndaj dua të të llafos. Domosdo tani që ti them ndihem i gëzuar se zoti që të mësoi të japësh jetën për Atdhe ta plotësoi me një zhvillim kaq të madh të brezit tënd.

E ke patur ëndërr dhe për këtë ëndërr ti vajte ne luftë. Ti nuk munde ta shikoje të realizuar ndaj dua të të llafos o gjysh. Të zëmë në gojë kur bëhemi bashkë, të sjellim tufa me lule në varreza të Dëshmoreve se na bëre krenar o gjysh. Dhe ne sot gërmojmë për jetën tënde dhe gjejmë plot, gjejmë aktin tënd është kapital o gjysh jetove, jetë se të gjithë do vdesim. Por kush vdes për atdhe nuk ka vdekur por ka le. Na le mësim o gjysh se secili ka në dorë të bëjë, më e pakta na mësove të jemi besnik të atdheut. Ke 100 vjet o gjysh dhe nuk harrohesh jo vetëm nga ne por nga një kombi  tërë . Në libra të shokëve të tu gjejmë këngë për ty Ja si shkruan Arshi Xhelili :

Të vdekur mbi presa mbenë

Hodo zeqiri nga Dukati

Meshan Isa Lepenica

Zenel Ramadan Tragjasi

Kurse Ago Agaj

Tek u vra Meçan Isai

Hodo Zeqiri ne maj

Hodo Zeqiri u vra

Sheme Jazua Llogara

Të ngelesh burrë me këngë është shumë O gjysh .Ti këtë e bëre dhe ne jemi krenar dhe i këndojmë këngët e tua kur mblidhemi në përkujtimore .

Vuajtëm O gjysh se u krijua një model qeverisje me Luftë Klasash . Sa dëm bëri , na ndau me njerëzit tanë , na kufizuan shumë mundësi. U krijua shtet i fortë me individ të dobët ndaj e përmbysëm me shpresë si gjithë bota. I thamë demokraci, por prapë o gjysh me ekstreme. Individë të fortë por me shtet copë-copë. Ka edhe individ që  janë  më  copë- copë  se shteti. E vodhën  pasurinë  kombëtare  e gjysh. E  shiten  si  mall  pa  zot  dhe  asnjeri  nuk  dha llogari.

Nuk dua të të lëndoj O gjysh që te varri të ndihej rënga jote por po të tregohem i sinqertë se nuk dihet si me kontrollon . Kanë dale zëra se dëshmorëve dhe heronjve tu themi kriminel dhe atyre qe kanë bërë tradhti dhe krime tu bëjmë lapidar. Mos u habit o gjysh , ti bëre detyrën tënde, është e jona përgjegjësia. Çdo ditë po ndërgjegjësohemi o  gjysh MEÇANI se për mua nuk je vetëm një gjysh dëshmorë por një pasqyrë që shikohem çdo mëngjes , e këtë e demonstrojmë çdo ditë me punën që bëjmë.    Edhe këtë 5 Maj e vendosa tufën me trëndafila më e veçantë se është 100 vjetori. U përkula me nderim dhe duhet të jesh krenar që na bëre të mbajmë kokën lart . Ti gjysh bëre atë që nuk e bëjnë të gjithë , T na dhe atë që se kanë të gjithë . Çdo pasuri ka një fillim dhe fund por emri Dëshmor i Atdheut ka vetëm ditën që bëhet fli për Atdhe dhe ngelet pasuri për mijëra vjet . Na le emrin Familje Dëshmori. Bukuri që s’ka më bukur .Mbete i tillë sepse dëgjove dhe mësove nga burrat e mirë të Lepenicës siç ishte Ahmet Lepenica, Sheme Jazo edhe ky dëshmor, si ti o gjysh ishte njeri yti dhe shkuat bashkë në luftë për të mos ardhur më, ka shkruar Enver Memisha për ju të cilin e falënderoj, por unë kam detyrimin tim.

E tani që e përmenda kaq shumë herë fjalën Gjysh sikur ndjeva që kam edhe unë gjysh . Po kam një gjysh më të mirë se të tjerët . Ai është gjyshi im MEÇAN ISAI Dëshmor i Atdheut , kjo më bën te jem krenar për të . Ata që do ta lexojnë do thonë , pse nuk na fole për luftën? Po unë llafosem me ty O gjysh . Ti më tregon luftën mua. Jo unë, ty jo. E do thonë po një foto nuk patët? Jo do them se ju nuk patët kohë për foto . Ju vajtët jo për tu dukur por për liri. Po me kompjuter se bëtë dot ? Jo do u them unë se do ishte gjysh i falsifikuar. Unë të dua ashtu origjinal Gjysh Dëshmor o  Meçan Isa  Ngucaj.

       

 

                  

   Musadete                                            Raziu                                      Fatua  

                                                        Femijet  e Deshmorit  Meçan  Isa   Ngucaj