Ish-Ministri i Jashtëm Bushati: Asnjë politikan në Shqipëri, nuk do guxojë të mos respektojë inegritetin territorial të Kosovës

546
Sigal

Ish Ministri i  Jashtëm Ditmir Bushati, është rreshtuar sërish kundër qeverisë, duke e ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi kufijve Kosovë-Serbi, nuk i shërben zhvillimeve të vendeve e as stabilitetit në rajon. Para një auditori të mbushur me studentë, ish shefi i diplomacisë shqiptare, Bushati  tha: Për politikën shqiptarë, pavarësisht kush ka qeverisur, ka qenë një konstante, respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme, apo Maqedonisë së Veriut sot. Kështu që nuk besoj se do ketë politikan në Shqipëri që të mos respektojë integritetin territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do ketë njeri kurajën në Shqipëri të aplikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar 30 vjet për fqinjin tjetër që është sot Maqedonia e Veriut. Ditmir Bushati me tej sqaroi diferencën diferencën e proceseve Shqiperi-Greqi dhe Kosove-Serbi. Bushati: Shqipëria dhe Greqia e njohin njëri-tjetrin, janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes sesi palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëri-tjetrën, Kosova nuk është anëtare e OKB, nuk kanë të njëjtën fuqi dhe peshë sa i përket subjektivitetit juridiko ndërkombëtar dhe çdo proces që mund të jetë i natyrshëm sa i përket delimitimit të kufijve ndonëse kufijtë tokësore dhe detarë janë të një natyre të ndryshme. Mund dhe duhet të bëhen vetëm pasi dy shtet e njohin njëra-tjetrën. Kryeministri Rama shumë herë është shprehur pro qëndrimit të Presidentit Thaçi për korrigjimin e kujfijvë Serbi – Kosovë, teori që u hodh përfundimisht poshtë nga Merkel dhe Macron në Samitin e Berlinit, para disa ditësh.