Ndërtoi pallat në tokën e spitalit në Laprakë, arrestohet biznesmeni Dritan Llanaj

683
Sigal

Është ndaluar nga ana e policisë ndërtuesi Dritan Llanaj, pasi dyshohet për mashtrim. Ai akuzohet nga ana e Prokurorisë se ka ndërtuar pallate në zonën e Laprakës duke falsifikuar dokumentet.

Llanaj dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për një sipërfaqe toke prej 25 mijë metrash katrorë në zonën e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që burime nga Prokuroria bëjnë me dije se janë arrestuar dhe dy qytetarë, të cilët pretendojnë se janë pronar të tokës Kadri Pazari dhe Arben Çaçi.

Kujtojmë se Llanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi edhe një vit më parë, në Majin e 2018-tës, ai u vu në pranga nga krimi ekonomik, me të njëjtën akuzë si tani: falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.