Panariti në Bernë, merr mbeshtetje për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga Dermatoza Nodulare

400
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave,
Z.Edmond Panariti, u takua në Bernë me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës
Federale Zvicerane të Bujqesise, Bernard Lehmann, ku mori mbështetjen për zëvendësimin
e blegtorisë së dëmtuar nga sëmundja LDS, si dhe mbështetje për rritjen e
kapaciteteve laboratorike në disa fusha të bujqësisë në vendin tonë.
Fillimi i një projekti të përbashkët për zëvendësimin e blegtorisë së
dëmtuar nga semundja e Dermatozës Nodulare, si dhe përmiresimi i racës së
gjedhit, ishte në qendëe të bisedave me ministrit Panariti dhe Drejtorit
Lehmann. Pala zvicerane u angazhua që të dërgojë një tufë të përzgjedhur lopësh
rrace në zonat e prekura, me qëllim zëvendësimin dhe permiresimin e racave të
gjedhit. Ndërsa një ekip ekspertësh zviceranë të blegtorisë, do të mbeshtesin
të gjithë procesin.
Ministri Panariti i kerkoi drejtorit Lehmann edhe ndihmë në ngritjen e
kapaciteteve laboratorike për analizën e tokave, farave, fidanëve dhe plehrave
kimike.
Ndërkaq, Lehman, Drejtori i Zyrës Federale të Bujqesisë, premtoi
mbështetjen për bazën laboratorike.