Ish-deputeti: Qytetarët votojnë poshtë kamerave. Kanë frikë edhe me…

409
Sigal

Bashkia e Elbasanit është një nga 31 bashkitë në të gjithë vendin ku qytetarët kanë vetëm një kandidat në fletën e votimit. Por pavarësisht kësaj parregullsitë dhe denoncimet për presione ndaj votuesve nuk kanë munguar nga opozita.

Ish-deputeti i PD-së në Elbasan, Endri Hasa ka publikuar foto nga një qendër votimi në gjimnazin “Dhaskal Todri” ku zgjedhësit votojnë nën kamerat e sigurisë të vendosura mbi kutitë e fshehta.

Sipas Hasës edhe kur garojnë me vetëm një kandidat socialistët kanë frikë.

“Kamera për te lexuar votat! Edhe pse votohet vetëm me një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisionerët, numëruesit i ka vetëm Rilindja prapë se prap po përdoret çdo strument për të shantazhuar votuesit. Janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe cdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët. Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për tu bërë pjese e farsës se pushtetit te Edi Ramës, kane vendosur dhomat e fshehta poshtë kamerave ne shkoll, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë. Çdo vote po regjistrohet dhe te monitorohet qe te çojnë deri ne fund vullnetin e Partisë! Asgjë nuk ka ndryshuar! Vete votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin”, shkruan ish-deputeti Hasa.