Durrës, zyrtari i PS rreh fëmijët që thërrasin: Rama Ik!

450
Sigal

Administratori i PS në Katunin e Ri në Durrës ka dhunuar një fëmijë vetëm se përse thërriste “Rama ik”.

Denoncimi është bërë nga kreu i PAA, Agron Duka. “Faji i këtij vogëlushi ishte thirrja ‘Rama ik’, për këtë arsye ai u dhunua nga administratori i njësisë vendore Katund i Ri. Nervozimi i administratorit nuk buron thjeshte nga rebelimi i 12 vjeçarit, por edhe nga fakti se në këtë njësi administrative nga rreth 11.800 votues, deri në orën 13:00, vetëm 450 persona kanë marrë pjesë në këtë farsë. Megjithatë, opozita po monitoron procesin në çdo qendër votimi dhe nuk do të lejojë që frustrimi dhe frika nga kutitë bosh të kthehet në dhunë ndaj qytetarëve. Kjo marrëzi në të cilën vetë votojnë, vetë numërojnë dhe vetë certifikojnë, po refuzohet me neveri nga shqiptarët!”,-shkruan Duka.