Nga Bujar Nishani: ‘Lulzim Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe interesin kombëtar’

193
Sigal

Nga Bujar Nishani.

Lulzim Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike. Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më.

Lulzim Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe interesin kombëtar.

Pse Shqipëria dhe interesi kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej Lulzim Bashës?!

Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush t’i dalë përballë e ta rrëzojë!

Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabilizimin e të gjithë rajonit dhe po përgatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben si “make up” i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e Lulzim Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste.

Lulzim Basha e ka kthyer PD-në dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së Edi Ramës.

Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i Lulzim Bashës me Edi Ramën në dëm të interesit kombëtar dhe në interes të destabilitetit rajonal.

Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria.