Ish-deputeti i PD Shehaj, i dhuron Spitalit “Shefqet Ndroqi” 2 Respiratorë për të prekurit nga koronavirusi

345
Sigal

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar Spitalit të Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” 2 Respiratorë për të prekurit nga Covid-19.

Ish-deputeti shprehet se, “shumë qytetarë, edhe nga perëndimi, më kanë shkruar dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për të blerë respiratorë të tjerë”.

Shehaj thotë se është i gatshëm për mbledhjen e fondeve dhe blerjen e sa më shumë respiratorëve për spitalet në Shqipëri.

Postimi i Shehajt në Facebook

Respiratorët mund të shpëtojnë jetën e të prekurve nga Covid-19, ndaj për këtë arsye vendosa t’i dhuroj Spitalit të Sanatoriumit Shefqet Ndroqi 2 pajisje.

Shumë qytetarë, edhe nga perëndimi, më kanë shkruar dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për të blerë respiratorë të tjerë.

Jam i gatshëm të organizoj mbledhjen e fondeve dhe blerjen e sa më shumë respiratorëve për spitalet në Shqipëri.

Për këtë arsye kam nisur një fushatë në gofundme dhe ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të japin një kontribut financiar duke dhuruar.

Kërkesa e lartë dhe mungesa e respiratoreve ka bere që ato të jenë shumë të vështira për t’u gjetur në tregun ndërkombëtar. Prandaj, në bazë të afatit të dorëzimit, çmimi mund të shkoj aktualisht nga rreth 15.000 euro deri në mbi 50.000 euro.

Sidoqoftë ju garantoj transparencë maksimale mbi manaxhimin e fondeve dhe çmimin e pajisjeve të disponueshme.

Shpresoj që e gjithë kjo situatë të kalojë sa më parë dhe të gjithë bashkë t’i rikthehemi normalitetit!