Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi, shkon në 44 numri i viktimave

123

Goran Stevanoviq, drejtori i Qendrës Klinike Infektive në Serbi, tha se gjatë 24 orëve të kaluara, pesë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 44.

Deri ditën e sotme, në ora 3 pasdite, janë regjistruar edhe 148 raste si positive në COVID-19, kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve tani është 1.624.

Stevanoviq tha se 1,046 pacientë janë shtruar në spital ndërsa 89 prej tyre janë vendosur në respiratorë.

“Ne kemi shëruar pacientë, por numri është ende i vogël sepse procesi i shërimit zgjat më shumë. Për ata me një situatë klinike më të lehtë, trajtimi zgjat midis shtatë ditëve dhe dy javë, dhe ata që kanë gjendje më të vështirë, trajtimi zgjatë më shumë se tetë javë”, tha Stevanoviq.

Në Serbi, deri më tani janë testuar gjithsej 6.401 persona.