Lezhë/ Plagoset rëndë një person, transportohet me urgjencë drejt spitalit

355
Sigal

Mbëmjen e sotme një person ka mbetur i plagosur rëndë, pas një sherri mes disa të rinjve në periferi të qytetit të Lezhës.

Njëri prej tyre është goditur me sende të forta dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Bëhet me dije se i plagosuri ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit.

Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar në komisariat një person.