Investigimi i fortë nga SHBA: McGonigal  ‘pastroi’ naftën e sanksionuar ruse në Shqipëri. Si ndërhyri në mes të Arbitrazhit

137
Sigal

Gazetari i njohur amerikan, Zev Shalev, ish-producent dhe reporter i rrjetit CBS, në emisionin e tij investigues ‘Narativ’, sjell të tjera akuza të forta ndaj Charles McGonigal. Gazetari amerikan thekson se gjatë vizitave të shumta në Shqipëri, agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal kultivoi një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. “Kjo rezultoi në një ryshfet prej 225 mijë dollarësh, paguar për McGonigal,” shprehet ai. Por më pas, vijnë akuzat bombastike. Sipas tij, pas skemës që synon të ‘pastrojë’ naftën ruse, duke e maskuar si naftë nga vendet e tjera, mund të qëndrojë Charles McGonigal.“Kur muajin e kaluar u kap një cisternë me naftë me flamur liberian me naftë ruse të sanksionuar në Shqipëri, pati spekulime se mund të jetë përfshirë McGonigal,” tha ai. Analistët në Tiranë spekulojnë se McGonigal, bashkë me Mark Rossini-n dhe Shefqet Dizdari, kanë ngritur një firmë ligjore për të maskuar këtë kontrabandë me naftën ruse, sikur vjen nga një vend tjetër, -tha gazetari, duke iu referuar kompanisë Laë Office & Investigation të ngritur nga treshja.“Dizdari nuk është i panjohur për marrëdhëniet me rusët. Ai ka punuar me Gazprom në vitin 2017, për të nacionalizuar tre fusha nafte amerikane,” thekson Shalev. Sipas tij, McGonigal u bë sekseri i dallavereve i kryeministrit shqiptar, teksa ishte në listën e pagesës të Oleg Deripaskës.“Ai është i lidhur me shumë gjasa me një skemë multimiliona dollarësh për të pastruar naftën ruse,”- thekson gazetari. Ndërkohë dalin në pah të tjera dëshmi tronditëse sa i takon skandalit “McGonigal”.  Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Craëford ka dhënë një intervistë të fortë në mediat amerikane duke treguar dhe kontaktet me ish-agjentin e FBI. I ftuar në emisionin e Zev Shalev ishte Mark Craëford, ka treguar se si fushat e naftës iu hoqën kompanive amerikane për të kaluar në duart e rusëve të Gazprom.“ McGonigal u shfaq pikërisht në kohën kur ishim në mesin e arbitrazhit. Pyetja që lind është se pse rusët janë të interesuar për këto fusha nafte të vogla në Shqipëri dhe pse janë të interesuar ata të komprometojnë zyrtarët amerikanë për të hyrë në Shqipëri?”- tha ai.