Dr. Arben Braçe: Kur tirania kthehet në ligj, rezistenca është një detyrë

106
Sigal

 

Duke marrë në konsideratë, që shumë liderë tiranë aktualë sikurse Putin, Lukashenko, Kim Joung-un etj, që ushtrojnë diktaturë, masakrojnë dhe vrasin popuj, tregon më së miri se ky akt edhe në kushtet e postmodernitetit nuk është zhvleftësuar.

Tiranicidi është vrasja e një tirani ose sundimtari të padrejtë, për të mirën e përbashkët dhe zakonisht nga një prej nënshtetasve të tiranit. Tiranicidi ka qënë ligjërisht i lejuar dhe i inkurajuar që në periudhën klasike. Shpesh, termi tiran ishte një justifikim për vrasjet politike nga rivalët e tyre, por në disa raste të jashtëzakonshme studentët e filozofisë platonike rrezikuan jetën e tyre kundër tiranëve. Vrasja e Klearkut të Herakleas nga një grup i udhëhequr nga filozofi i tij i oborrit konsiderohet si një tiranicid i sinqertë dhe vrasësit quhen edhe “tiranicide”.

Tiranicidi konsiderohet gjithashtu një teori politike, si një formë e justifikuar e krimit të vrasjes dhe përbën po kështu një rast dilematik në filozofinë e së drejtës, dhe si i tillë daton që nga lashtësia. Mbështetja për tiranicidin mund të gjendet në Jetët e Plutarkut, De Officiis të Ciceronit dhe Hercules Furens të Senekës etj. Platoni e përshkruan një tiran të dhunshëm si të kundërtën e një mbreti të mirë dhe të “Mbretit të vërtetë” tek “Shtetari” ndërsa Aristoteli në politikë e sheh atë në kundërshtim me të gjitha format e tjera të dobishme të qeverisjes, dhe e përshkron tiranicidin kryesisht si një akt prej atyre që dëshirojnë të përfitojnë personalisht nga vdekja e tiranit, ndërsa ata që veprojnë nuk e kryejnë aktin për përfitime personale.

Tiranicidi ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me revolucionin, ku shumë prej akteve të tilla ndodhën gjatë revolucioneve të suksesshme, dhe të tjerët ndezën trazira revolucionare. Revolucioni Rumun, një nga Revolucionet e 1989-ës, ekzekutoi Nicolae Ceauşescun, udhëheqësin komunist të vendit

Edhe filozofë dhe teologë të ndryshëm të krishterë kanë shkruar për tiranicidin. Në antikitetin e vonë, ata debatonin nëse Bibla e justifikonte tiranicidin. Pasazhe të tilla në Librat e Makabenjve, dhe Veprat e Apostujve dukej se justifikonin praktikën e tiranicidit, ndërsa raste të tjera prej Romakëve e dënojnë atë. Teologët u frymëzuan gjithashtu nga thashethemet se perandori Julian Apostati, perandori i fundit pagan romak, u vra nga një i krishterë.

Në komentin e Thomas Akuinit mbi Dënimet e Peter Lombardit, Akuini dha një mbrojtje jo vetëm të mosbindjes ndaj një autoriteti të padrejtë, duke përdorur si shembull martirët e krishterë në Perandorinë Romake, por edhe faktit që: “ai që kryen aktin çliron vendin e tij, duke vrarë një tiran”. Filozofët dhe teologët e mesjetës pajtohen me faktin se Princi që rrëmben shtetin me forcë e me armë, pa të drejtë ligjore dhe pa miratim publik e qytetar, mund të vritet nga kushdo dhe të privohet nga jeta…”

Përgjatë historisë, shumë liderë kanë vdekur prej tiranicidit. Hipparchus, një nga udhëheqësit e fundit grekë që përdori titullin “tirani”, u vra në 514 para Krishtit, nga Harmodius dhe Aristogeiton. Që atëherë “tiran” ka qenë një term poshtërues dhe pa kritere objektive. Shumë sundimtarë dhe krerë shtetesh janë konsideruar si tiranë nga armiqtë e tyre, por jo nga mbështetësit e tyre.

Për shembull, kur John Wilkes Booth vrau Abraham Lincoln në 1865, ai u shpreh se e konsideronte Linkolnin një tiran, ndërsa e krahasonte veten me Marcus Junius Brutus, i cili goditi me thikë diktatorin romak Julius Cezar. Pas rënies së Perandorisë Romake Perëndimore, tiranicidi vazhdoi edhe në Perandorinë Bizantine kur perandori Andronikos Komneni, u lidh në një shtyllë, u rrah dhe u copëtua nga një turmë në vitin 1185.

Tiranicidi ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me revolucionin, ku shumë prej akteve të tilla ndodhën gjatë revolucioneve të suksesshme, dhe të tjerët ndezën trazira revolucionare. Në mes të Revolucionit Francez, Maximilien Robespierre, mori pushtetin si President i Konventës Kombëtare, por pasi udhëhoqi Mbretërimin e Terrorit nga 1793 deri në 1794, ai u ekzekutua me prerje koke nga Konventa Kombëtare.

Revolucioni Rumun, një nga Revolucionet e 1989-ës, ekzekutoi Nicolae Ceauşescun, udhëheqësin komunist të vendit. Shumë vrasës janë përfshirë në këtë akt, sikurse Rigoberto López Pérez, i cili qëlloi diktatorin e Nikaraguas, Anastasio Somoza García në vitin 1956. Claus von Stauffenberg u përpoq të vriste Adolf Hitlerin më 20 korrik 1944, dhe për këtë u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake e improvizuar dhe u ekzekutua disa orë pas tentativës për vrasje, ndërsa të tjerët u ndoqën penalisht për vrasjen. Antonio de la Maza dhe komplotistët e tij u ekzekutuan pas pushkatimit të Rafael Trujillo-s, diktatorit të Republikës Domenikane në 1961. Kim Jaegyu, qëlloi diktatorin e Koresë së Jugut, Park Chung-hee në vitin 1979. Pesë nga anëtarët e Bosnjës së Re, që u përfshinë në vrasjen e arkidukës Franz Ferdinand në Sarajevë, u dënuan me vdekje me varje, ndërsa njëmbëdhjetë të tjerë u dënuan me vite të ndryshme burg, duke përfshirë Gavrilo Principin që qëlloi me të shtënë fatale.

Khalid Islambouli ishte një nga tre anëtarët e Xhihadit Islamik Egjiptian të ekzekutuar për vrasjen e Anëar Sadat, presidentit autokratik të Egjiptit në vitin 1981. Në vitin 1990, Samuel Doe, Presidenti i Liberisë u torturua deri në vdekje. Në vitin 1996, gjatë pushtimit të Afganistanit, ushtarët talebanë kapën Mohammad Najibullah, Presidentin e Republikës Demokratike të Afganistanit të mbështetur nga shteti Sovjetik, dhe e tërhoqën zvarrë për vdekje. Saddam Hussein, Presidenti i Irakut u ekzekutua në vitin 2006. Gjatë luftës civile libiane të vitit 2011, lideri libian Muammar Gaddafi, i vetëquajtur “Udhëheqësi vëllazëror dhe udhëheqësi i revolucionit”, u vra në Betejën e Sirtit, në rrethana të paqarta.

Eksperienca historike botërore paraqet fakte të qarta, se kur tirania kthehet në ligj, atëherë rezistenca është një detyrë. Duke marrë në konsideratë, që shumë liderë tiranë aktualë sikurse Putin, Lukashenko, Kim Joung-un etj, që ushtrojnë diktaturë, masakrojnë dhe vrasin popuj, tregon më së miri se ky akt edhe në kushtet e postmodernitetit nuk është zhvleftësuar.