Flet Prof. Dr Enver Bytyçi: Shqipëria është në rrezik ekzistence nga antishqiptarizmi, korrupsioni dhe kriminalizimi i politikës nga kryeministri Rama
Shqiptarët nuk duan më të jetojnë nën një regjim të tillë, i cili vetëm në fushatë elektorale bëhet me qytetarët formalisht, ndërsa gjithë kohës tjetër i vjedh qytetarët, i grabit ata dhe madje edhe i poshtëron.
Jakup B. Gjoça
Prof. Enver Bytyçi në intervistën për gazetën ‘TELEGRAF’, duke analizuar aktualitetin politiko – ekonomik të Shqipërisë në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, thotë se vota e shqiptarëve duhet të përcaktojë të ardhmen e Shqipërisë drejt demokratizimit dhe Europës, ose do jetë votë e nënshtrimit ndaj diktaturës së autokratit Rama. Prof. Bytyçi analizon se bashkëpunimi me krimin është tipari kryesor i regjimit të sotëm. Korrupsioni, papunësia, diskriminimi, pabarazia, lufta për të eleminuar kundërshtarin politik janë shkaqet kryesore, krahas varfërisë, pse shqiptarët emigrojnë.
“Fushata elektorale për zgjedhjet lokale vuan nga disa simptoma. Së pari, mazhoranca i ka ikur debatit për bilancin dhe projektet. Nuk e bëjnë këtë as kandidatët dhe as kreu i Rilindjes, Rama.”
Prof. Bytyçi, cilat janë dukuritë e fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore 2023, në dallim me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2021-it?
Fushata elektorale për zgjedhjet lokale vuan nga disa simptoma. Së pari, mazhoranca i ka ikur debatit për bilancin dhe projektet. Nuk e bëjnë këtë as kandidatët dhe as kreu i Rilindjes, Rama! Opozita e ka ndërtuar fushatën në dy nivele. Niveli politik përfaqësohet nga takimet e zotit Berisha, zotit Meta etj, të cilët përballen kryesisht me regjimin. Ndërsa kandidatët për kryetarë të bashkive të opozitës reale (Bashkë Fitojmë) kanë alternativën e tyre. Thuhet se opozita “është e përçarë“! Në fakt nuk është kështu. Pjesa e Alibeajt që mban vulën e PD-së është njësh me pushtetin, me regjimin e Edi Ramës. Kështu që opozita tashmë është e qartë, e kompaktësuar dhe e bashkuar në koalicionin “Bashkë Fitojmë”! Edhe disa parti politike, të cilat nuk janë në këtë koalicion bëjnë fushatë për kandidatët për kryetarë të bashkive të këtij koalicioni.
Në dallim me vitin 2011 opozita e sotme nuk bën kompromise, nuk bën pazare. Eshtë opozitë e vendosur dhe reale. Për pasojë shanset për të fituar janë shumë të dukshme. Kjo shfaqet dhe në retorikën e përfaqësuesve të regjimit Rama.
Prof. Bytyçi, edhe një herë, (si përsiatje e çdo viti) Raporti i DASH 2021 për Shqipërinë ( ku theksohet me të madhe shqetësimi i SHBA për rritjen e korrupsionit, pastrimi i parave të krimit, përshkallëzimi i trafikut ndërkombëtar i drogës me kryeqendër Shqipërinë në Europë, etj) është diametrikisht i kundërt me qëndrimet e deklarimet zyrtare të Ambasadës amerikane në Shqipëri, e cila nuk ka atakuar kurrë qeverinë e kryeministrit Rama, si përgjegjëse e këtyre problemeve, që thekson DASH. Pse kaq dallim i kundërt midis Raportit të DASH për Shqipërinë dhe Ambasadës Amerikane në Shqipëri?
Ka patur deri tani një kontradiktë midis raporteve të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe ambasadores Juri Kim lidhur me qëndrimet e tyre ndaj qeverisjes së Rilindjes dhe Edi Ramës. Ndërsa DASH prej vitesh ngre shqetësime serioze dhe jep alarmin për korrupsionin e regjimit të Ramës, Juri Kim nuk ka mundur të thotë asnjë fjalë kritike ndaj tij. Ndërsa SHBA dhe BE janë të shqetësuar aq shumë për pastrimin e parave në Shqipëri nga grupe kriminale, ambasadorja Juri Kim ka folur si një lektore për këto çështje, pa u fokusuar te shqetësimet reale. Madje shpesh ka lavdëruar dhe ka marrë në mbrojtje qeverinë Rama. Unë besoj se kjo qasje do të ndryshojë me ardhjen e ambasadorit të ri. Ai vjen nga diplomacia ushtarake dhe jo nga diplomacia e DASH. Shpresojmë të jetë i ekuilibruar dhe të jetë përzgjedhur për t’i rregulluar ekuilibrat e marrëdhënieve midis Shqipërise dhe SHBA-ve. Personalisht e kam këtë ndjesi. Sepse as Shtëpia e Bardhë, as DASH dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë interes të punojmë me gjysmën e shqiptarëve ose më pak se gjysmën, që mbështet qeverinë Rama. Kjo do të thotë se do të duhet të ndryshojë edhe qasja ndaj kreut të opozitës, gjë që Escobar e paralajmëroi në një farë mënyre kur tha se „Ne do të bashkëpunojmë me këdo që fiton zgjedhjet“! Por shqetësimi më i madh për korrupsionin, pastrimin e parave dhe rritjes së kriminalitetit, trafiqeve dhe pasurimit të politikanëve deri në masën e deformimit të rezultateve elektorale, është i shqiptarëve. Shqiptarët nuk duan më të jetojnë nën një regjim të tillë, i cili vetëm në fushatë elektorale bëhet me qytetarët formalisht, ndërsa gjithë kohës tjetër i vjedh qytetarët, i grabit ata dhe madje edhe i poshtëron. Sapo të kalojë dita e zgjedhjeve u thotë „Unë kam fituar votat dhe unë bëj çfarë të dua“! Këto janë çështjet, të cilat duhet t’i zgjidhin votimet e 14 Majit!
“Ndërsa DASH prej vitesh ngre shqetësime serioze dhe jep alarmin për korrupsionin e regjimit të Ramës. Juri Kim nuk ka mundur të thotë asnjë fjalë kritike ndaj tij, madje shpesh ka lavdëruar dhe ka marrë në mbrojtje qeverinë Rama. Alibeaj, Bejko dhe të tjerë përfaqësues të vulës së PD-së teorikisht dhe praktikisht janë vënë në funksion të krijimit të mundësive për fitore të kandidatëve të rilindjes së Ramës.”

Shpopullimi masiv i Shqipërisë vitet e fundit, ku 80 % e shqiptarëve duan të emigrojnë nga Shqipëria, ( fenomen i vetëm me Shqipërinë, në Ballkan) është problem social-ekonomik, apo vetëm fasada, që fsheh qëllime të tjera?
Do Zoti dhe bëhet ndryshimi më 14 Maj! Ndryshe Shqipëria është në rrezik ekzistence. Njerëzit, sidomos rinia, nuk duan asnjë ditë të rrojnë më në Shqipëri. Kjo është katastrofa më e madhe që i ka sjellë këtij vendi Edi Rama dhe regjimi i tij. Në vend të bukës ai u dha shqiptarëve urinë. Në vend të jetës u ofroi batërdinë e korrupsionit, krimit dhe ligësisë. Në vend të besës shfaqi pabesinë e tradhtinë e vëllazërimit me vendet armike të shqiptarëve, si Serbisë. Në vend të njerzillëkut dhe humanizmit solli kafshërinë. Ndërsa paqen sociale të shqiptarëve po e shkatërron përmes përdorimit të krimit, mafies, dhunës verbale, pabarazisë, diskriminimit dhe përbuzjes e poshtërimit! Shpopullimi ka shkatërruar sidomos familjet shqiptare. Dhe ky është një krim më vete, të cilin e solli në përmasa tragjike për kombin, Rilindja dhe Edi Rama! Qëllimi është shpopullimi i Shqipërisë prej shqiptarëve dhe krijimi i një shoqërie e kombi multilateral etnik, prej Afrikës në Azi. Para dy ditësh ndryshoi sërishmi ligjin për shtetësinë, sepse kërkon që kolonët afro-aziatikë të Shqipërisë t’i bëjë sa më shpejt shtetas shqiptarë dhe kësisoj ta zhbëjë rracën e shqiptarëve. Dikush (Sorosi apo ku e di se kush tjetër) i ka thënë Edi Ramës se duhet ta zhdukë këtë rracë krenare të shqiptarëve, sepse ndryshe ai nuk mund të jetojë gjatë në pushtet dhe nuk mund t’i komandojë ata. Kjo duket qartë kur i këshillon sipërmarrësit t’i drejtohen tregut të punës në Indi, bangladesh, Sri Lanka, Pakistan, apo Filipne! Këtë lloj shkombëtarizimi të shqiptarëve nuk e kishte kapur as radari i fantazisë serbe. Po ja që paskemi pasur sllavo-vllehë si Rama që në koordinim me vllahun tjetër në Beograd, Vuçiç, të cilët paskan qenë kaq shumë të aftë ta shkatërrojnë në esencë genin e shqiptarëve! Fatkeqësi kjo që, edhe nëse nesër bëhet ndryshimi, do të duhen së paku dy dekada të riparohet.Plagët e këtij shpopullimi do t’i ndjejmë thellë në zemër e në trup për disa dekada të ardhshme! Kjo është arsyeja kryesore pse shqiptarët nuk duhet të mendojnë se kush është kundërshtari i Edi Ramës, Erion Veliajt e të tjerëve rilindas! Duhet të votojnë masivisht kundër këtyre perversëve që po e shkatërrojnë shtetësinë dhe kombësinë shqiptare! Nganjëherë e konsideroj fatlume ndarjen e kombit shqiptar në vitin 1913 prej Fuqive të Mëdha, sepse pjesa jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze, së paku mundi deri tani të ruhet nga politika të tilla anti-kombëtare, si këto të Edi Ramës!
“Bashkëpunimi me krimin është tipari kryesor i regjimit të sotëm në Shqipëri, sepse me ndihmën e tyre zgjat jetën në pushtet. Dikush (Sorosi apo ku e di se kush tjetër) i ka thënë Edi Ramës se duhet ta zhdukë këtë rracë krenare të shqiptarëve, sepse ndryshe ai nuk mund të jetojë gjatë në pushtet dhe nuk mund t’i komandojë ata”

Para disa ditësh kryeministri Rama, publikisht pohoi: – Çfarë ka Zvicra më shumë, sesa Shqipëria? ( Natyrisht, kryeministri Rama kupton nivelin ekonomik të vendit dhe nivelin e mirëqënies të shqiptarëve në Shqipëri), ndërkohë raportet e institucioneve ekonomike Ndërkombëtare Shqipërinë e renditin si vendi më i varfër në Europë. Natyrisht, kjo deklaratë nuk është lajthitje e kryeministrit Rama. Pse bëhen deklarata publike kaq të diskutueshme nga kryeministri Rama? Çfarë do, që të provokojë?
Rama flet në këtë fushatë elektorale, sikur shqiptarëve po ua kërkon votën për herë të parë. Kur thotë se „Çfarë ka Zvicra më shumë se Shqipëria“?, Ai dëshiron të injektojë përshtypjen se nuk është fajtor për gjendjen katastrofale të vendit. „Janë ata, – thotë. Janë Saliu dhe Iliri“, sipas Ramës. Mirëpo Saliu ka qenë në pushtet 13 vite gjithsej dhe Rama është në pushtet – ministër, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryeministër prej 23 vitesh. Dhjetë vjet më shumë se Berisha! Dhe pa pikë turpi e përgjegjësie del dhe u thotë shqiptarëve se përgjegjës janë ata për gjendjen e sotme në Shqipëri. Ka dhjetë vite në krye të qeverisë, ka përlarë, grabitur e vjedhur miliarda nga buxheti i shtetit e taksat tona dhe tani do që të na thotë se “Saliu e Iliri nuk e bënë Shqipërinë si Zvicra”! Shqipëria është më e pasur sesa Zvicra. Kjo dihet. Por në Zvicër qeverisin politikanë, që kanë në qendër të politikës qytetarin dhe interesat kombëtare. Në Shqipëri qeveris prej dhjetë vitesh një kryeministër që mbron dhe mbështet vetëm interesat e veta personale e familjare, por jo edhe të qytetarëve dhe të kombit shqiptar. Zvicra ka qëndrime më të qarta e më të vendosura pro Kosovës sesa i ka të tilla këto qëndrime Edi Rama! Institucionet e shtetit zviceran bëjnë atë që duan qytetarët, ndërsa Edi Rama bën vetëm atë që dëshiron vetë. Në Zvicër nuk guxon dikush të flasë, jo më të ndërhyjë te pushtetet e pavarura! Regjimi i Edi Ramës i ka përqëndruar të gjitha pushtetet në duart e tij! Zvicra ka të drejtën të veprojë me metodat e qeverisjes së drejtpërdrejtë përmes referendumeve. Regjimi i Edi Ramës ka kap edhe gjykatën kushtetuese, e cila vendos sipas porosive ose urdhërave të kryeministrit. Pra Shqipëria është një vend ku nuk ekziston drejtësia, humanizmi, fryma e solidaritetit, ndihma sociale, as barazia qytetare. Zvicra është modeli i drejtësisë, barazisë dhe mosdiskriminimit. Këtu në Shqipëri, edhe në fushatë elektorale kryeministri kërcënon se „Nëse nuk voton regjimin e tij, nuk ka fonde, nuk ka investime, nuk ka bashkëpunim“! Ndërkohë që në Zvicër po e mendove diçka të tillë, të zënë me gurë! Shqipëria është si Zvicra për pasuritë dhe resurset që ka, por nuk është si Zvicra Shqipëria e Edi Ramës dhe për faj të Edi Ramës!
“Shqipëria është një vend ku nuk ekziston drejtësia, humanizmi, fryma e solidaritetit, ndihma sociale, as barazia qytetare. Edhe në fushatë elektorale kryeministri kërcënon se “Nëse nuk voton regjimin e tij, nuk ka fonde, nuk ka investime, nuk ka bashkëpunim”.

Shumë ministra të kryeministrit Rama, shumë kryebashkiakë rilindas, të cilët përzgjidhen personalisht nga kryeministri Rama, përfundojnë në BURG, me akuza penale të korrupsionit, bashkëpunimit me krimin, e megjithatë, kryeministri Rama shfaqësohet nga përgjegjësitë politike ( nuk përjashtohet edhe përgjegjësia penale e kryeministrit Rama, derisa si ministra ata kanë korruptuar nën “udhëheqjen” e kryeministrit), duke thënë: – Përgjegjësia morale e penale ( e ministrit dhe kryebashkiakut të burgosur) është personale. Në kësi rastesh, a përjashtohet kryeministri të paktën nga përgjegjësia morale?
-Gjithçka që ndodh dhe ka ndodhur me ministrat, kryetarët e bashkive apo kandidatët për kryetarë të bashkive ka qenë dhe mbetet projekt i kryeministrit Rama. Edhe sot në zgjedhjet elektorale ai ka një marrëveshje me Tom Doshin në Qarkun e Shkodrës. Ishte porosi e Edi Ramës blerja e Partisë Socialdemokrate nga ana e Doshit dhe katapultimi i Gjinushit në Akademinë e Shkencave. Ishte zgjedhje e vetëdijshme e kryeministrit kandidimi e dërgimi në parlament i shumë deputetëve me precedente penale. Bashkëpunimi me krimin është tipari kryesor i regjimit të sotëm në Shqipëri. Aq sa mund të rrijë macja pa ngrënë mëlçitë, aq rri Rama pa bashkëpunuar me grupet dhe organizatat kriminale të mafies. Megjithatë ai përpiqet ta largojë përgjegjësinë nga vetja e tij. Fatkeqësisht ka njerëz që e besojnë atë. Por e vërteta është krejt ndryshe. Mashtrimi edhe në këtë pikë është tipari dallues i drejtimit të tij. Pse ai e ka jetike bashkëpunimin me kriminelë dhe me krimin e organizuar? Sepse me ndihmën e tyre zgjat jetën në pushtet. Dhe zgjatja e pushtetit për Edi Ramën është shkuarje drejt humnerës e vetë Shqipërisë. Rama ka përgjegjësi politike dhe morale të padiskutueshme për kandidimet e tilla. Por ai është përgjegjës edhe për bashkëpunimin me krimin ndërkombëtar. Rasti McGonigal është thjesht maja e ajsbergut e këtij bashkëpunimi. Krimineli e gjen kriminelin edhe në errësirë. Kjo ndodhi me Edi Ramën, i cili e gjurmoi karakterin kriminal të McGonigal. Të njëjtën gjë ka bërë shumë më me lehtësi në Shqipëri. I gjurmoi kudo që ishin kriminelët për t’i kandiduar e zgjedhur përmes vendit të sigurt në listën e deputetëve. Prandaj gjykoj se kryeministri i vendit tim dhe vendit tënd, i nderuar zoti Gjoca, nuk ka vetëm përgjegjësi morale e politike, por edhe ligjore. Nëse analizojmë vetëm aferën e inceneratorëve, atëherë ne kuptojmë shumë lehtë se sa dhe si është implikuar Edi Rama, edhe pse në çdo rast fajëson individualisht ministrat e tij të akuzuar e në proces gjyqësor e hetimor. Por me Arben Ahmetajn duket se i ka hasur sharra në gozhdë. Duket se nuk do t’ia hedhë aq paq. Sepse 16 vendime brenda një dite pune tetë orëshe nuk u morën dhe firmosën me urdhër të Ahmetajt. Është dhe ishte kryeministri ai që mund ta vinte në lëvizje gjithë mekanizmin shtetëror, siç ka ndodhur në fakt. Kështu që dardhat i ha Rama dhe për këtë paguajnë ministrat e tij. Së paku deri tani. Megjithatë nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit.
– Ju falenderoj, Prof. Bytyçi!