Në emisionin ‘Cirilika’ në episodin ‘Nga jeta e të famshmëve të Ballkanit’, në një studio të ndërtuar për ballafaqimin ballë për ballë, Goran Bregoviç nuk e fshehu aspak afrimitetin e tij me Radovan Karaxhiç, kryekriminelin e luftërave në Bosnjë Hercegovinë.
Madje vetë Bregoviç nuk ngurron ta quajë luftën si ‘çështja jonë’.
Dhe ky moment sinqeriteti ndodhte në vitin 2018, shumë kohës pas luftës.
Pjesë nga intervista
Pyetja: Kur u takove (gjatë luftës) me Karaxhiçin në hotel Intercontinental në Beograd, çfarë i the?
Përgjigja: E pyeta si po shkon çështja jonë? Dhe ai më tha, po fitojmë 100%.
Këtë gjë e thotë pasi njëherë i thur elozhe, ku Karaxhiçin si lider e krahason me Titon




















