Integrimi i Shqipërisë në BE

506
Sigal

Gjermania me 9, por edhe populli ka 19 kushte!

Bundestagu gjerman miratoi një rezolutë për Shqipërinë ku i kushtëzon 9 kushte për hapjen e negociatave. Mirëpo, shqiptarët i kushtëzojnë 19 kushte qeverisë së kryeministrit Rama, duke qenë se në 6 vitet e qeverisjes:

-varfëria është rritur,

-papunësia është në shifra të tmerrshme, saqë mbi 45- mijë shqiptarë kanë braktisur Shqipërinë dhe janë katandisur azilantë nëpër botë.

Veç kësaj, shqiptarët i kushtëzojnë qeverisë edhe sigurinë publike, ngaqë krimi sundon, kërkojnë edhe luftën kundër hashashizimit të Shqipërisë, kërkojnë uljen e çmimit të energjisë dhe të ujit, punësime me meritokraci në administratën publike, kërkojnë dyfishimin e rrogave, pensioneve, rritjen e ndihmesës sociale, anulimin e koncesioneve korruptive, të cilat po zhvatin pasurinë e Shqipërisë etj.

1- Duam ujë të pijshëm në çezmat tona!

2- Përgjysmo çmimin e ujit dhe të energjisë elektrike!

3- Përgjysmo çmimin e naftës!

4- Përgjysmo çmimin e mallrave të konsumit, si dhe taksimin mbi biznesin e vogël dhe të mesëm!

5- Përgjysmo çmimin e barnave dhe siguro çdo analizë shëndetësore pa pagesë!

6- Largo nga administrata militantët pa diploma dhe ata me diploma false!

7- Largo nga administrata personat me precedentë penalë!

8- Arresto të përgjuarit të publikuar nga Bild dhe VOA për krim zgjedhor!

9- Anulo koncesionet me PPP të Milot- Balldren dhe Orikum-Dukat!

10- Tërhiqu nga projekti famëkeq i Unazës së Re!

11- Tërhiqu nga projekti famëkeq i Teatrit Kombëtar!

12- Dyfisho pagat, pensionet dhe asistenca sociale jo më pak se 15.000 të reja në muaj!

13- Hiq dorë nga uzurpimi i sistemit të drejtësisë!

14- Hiq taksën në pikën kufitare të Morinës!

15- Largo nga puna dhe arresto drejtuesit e korruptuar!

16- Shkatërro grupet kriminale nga Jugu në Veri!

17- Kërko ndjesë publike për planin ogurzi, të ndarjes së territorit në Veriun e Kosovës!

18- Largo Erion Veliaj nga strukturat e PS dhe hetohet për korrupsion me lejet e ndërtimit dhe pastrim parash!

19- Kërko ndjesë publike për keq qeverisjen 7-vjeçare në krye të vendit, dorëhiqu dhe vetëdorëzohu drejtësisë nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve!