Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka zhvilluar një takim me diasporën në Athinë.
Zhupa shprehu bindjen se me votën e shqiptarëve në Greqi dhe në vendet e tjera do të bëhet i mundur rotacioni. Ndërsa premtoi se me Partinë Demokratike në mazhorancë qeverisëse, deputetët do t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Deputetja Ina Zhupa tha se në 12 vite janë larguar 1.5 milion qytetarë pasi nuk kanë gjetur mundësi punësimi dhe një jetësë më të mirë.
“Nëse gjithmonë emigracioni ka qenë një fenomen, një fenomen i kontrolluar deri diku, përvec viteve 1990-1991 kur ishte eksodi madh pas rënies së diktaturës, për 12 vite kanë ikur 1.5 milionë shqiptar që është eksodim masiv i shqiptarëve. Kanë ikur, sepse nuk kishin një shkollë të mirë për fëmijët e tyre. Sepse nuk kishin një sistem shëndetësor t’ju përgjigjej kur sëmurej një familjar i tyre. Se nuk kishin siguri, se nuk kishin rehati në një vend ku padrejtësia është bërë refreni kryesor. Ku e drejta është priviligj i atyre njerëzve ose të pasur ose që kanë njohjet e duhura me njerëzit e duhur”- u shpreh Zhupa
Ajo foli edhe për programin ekonomik të Partisë Demokratike nesër në qeveri, një Shqipëri ku taksat dhe shërbimet publike janë të qytetarëve.
Zhupa premtoj që Partia Demokratike ka në programin e saj që çdo emigrant dhe kthehet në vend e hap një biznes, për 5 vite nuk do të paguajë taksa, por do të mbështetet nga shteti.
Zhupa bëri thirrje të vazhdojnë masivisht rregjistrimet për të bërë të mundur fitoren e PD dhe Sali Berishën kryeministër. “Sali Berisha ka treguar që kush qëndron bën të pamundurën të mundur. Sali Berisha mban fjalën e dhënë, ka treguar që është atdhetar, që punon për vendin dhe do bëj një Shqipëri me standarde europiane për çdo qytetar.




















