Ina Zhupa -Bashkisë së Tiranës: Të merren masa, nuk dizinfektohen ambientet me hedhjen e ujit në rrugët e qytetit

462
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një komunikim u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për dizinfektimin e ambienteve publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Zhupa u shpreh se dizinfektimi duhet të kryhet me përparësi në vendet ku   ka përqendrim të madh njerëzish si furrat e bukës, marketet, dhe veçanërisht koshat e plehrave.

“Ky ka qenë një shqetësim i ngritur prej dy ditësh nga Partia Demokratike, ku Bashkia nuk kishte marrë masa për dizinfektimin e ambienteve publike, veçanërisht dhe për koshat e plehrave, ku qytetarët janë të detyruar që të afrohen.

Dezinfektimi nuk ka të bëjë vetëm me hedhjen e ujit në rrugët e Tiranës, po të keni parë njoftimin e Bashkisë së Tiranës, ata thonë që dizinfektimin e bëjnë gjatë natës, kur në fakt duhet të jetë e kundërta. Pasi ky proces duhet të kryhet ditën, sa kohë që duhet të spërkatet e gjithë hapësira, dhe kërkon një trajtim shumë të kujdesshëm.

Dizinfektimi duhet të kryhet në vendet me përqendrim mjaft të lartë, siç janë furrat e bukës dhe marketet”, u shpreh Zhupa, që më pas foli dhe për rihapjen e punës në fasoneri dhe call center.

Sipas saj këto duhet të jenë dy nga sektorët më të kontrolluar nga ana e shtetit, pasi për shkak të numrit shumë të madh të njerëzve që punojnë, janë dhe vatrat më të rrezikshme të përhapjes së virusit. Sipas zëdhënëses së PD-së derimë tani të gjitha masat e ndërmarra nga qeveria rëndojnë qytetarët dhe bizneset, dhe nuk ka asnjë plan për lehtësimin e tyre.

“Kam pasur edhe unë mesazhe denoncuese për hapjen e fasonerive dhe call centerave gjë që është e papranueshme, sa kohë që pumnojnë në ambiente shumë të ngusghta. Pikërisht këtu duhet të jetë sa më e ashpër dora e shtetit, pasi ka një përqendim shumë më të madh njerëzish.

Masat derimë tani janë marrë vetëm se çafrë duhet të bëjnë qytetarët, dhe asnjë rast se çfarë po bën bashkia dhe qeveria në drejtimin e tyre. Ka shumë njerëz që e kanë të nevojshme punën, pasi në të kundërt nuk kanë me çfarë të ushqehen. Duhet të jetë shteti që të garantojë njerëzit për ushqimin dhe nevojat bazike. Të mos harrojmë që ka ende njerëz që vuajnë pasojat e tërmetit”, përfundoi Zhupa në komunikimin e saj.