“Imuniteti” i Tahirit, Basha: Rama futi njerëz në burg për drita e tulla, por Saimirin…

401
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama si kokën e krimit dhe drogës në vend.
Sipas Bashës, Rama ka futur në burg njerëz që kanë bërë shkelje të vogla, si për tulla të shtuara pa leje apo mospagesë fature dritash.
Por ai kërkon të mbajë jashtë bashkëpunëtorin e tij të faktuar të krimit të organizuar, shkruan Basha në një postim në Facebook.
“Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje. Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh. Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund,” shkruan Lulzim Basha.