Këshilla për prindërit/ Si të përballemi me ndryshimet e adoleshentëve

1618
Adoleshentët janë të bindur se, çfarëdo që të bëjnë, asgjë e keqe nuk mund t’u ndodhë
Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e hulumtojnë pavarësinë e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindërit. Ata duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet). Duan të eksperimentojnë me atë që është trendi (modë). Duan të provojnë ide të reja dhe përpiqen me aktivitete të reja. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër.

Çfarë kufizimesh duhet t’u parashtrohen adoleshentëve?
Fëmija juaj do më shumë liri dhe pavarësi. Besoni dhe lejojini që të marrë disa vendime të veta individuale. Megjithatë, disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilëndo fëmijë, i cilësdo moshë. Fëmija juaj nuk mund të bëjë zgjedhje për gjëra që e rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe ardhmërinë e tij. Për shembull:
Nuk është i pranueshëm përdorimi i drogës dhe i duhanit, ato mund ta kërcënojnë shëndetin e fëmijës.
Nuk është e pranueshme të udhëtojë kur është i dehur, me këtë kërcënohet siguria e fëmijës.

Si të ballafaqoheni me konfliktet?
Dëgjojeni fëmijën tuaj. Tregoni interes për atë ç’ndodh, mos pritni që të ndodhë problem e pastaj të komunikoni. Lejoni që gjërat e imta të ndodhin siç do ai. Ruajeni energjinë për gjëra më të rëndësishme. Nëse fëmija juaj më shumë do që të luaj në fillim, pastaj t’i shkruajë detyrat e shtëpisë, mos insistoni që të fillojë me detyrat menjëherë pas shkollës. Çdo natë, lavdërojeni për punën e kryer. Mos bëni presion mbi të. Nëse bëni presion, mund të ndodh që t’ju injorojë për gjëra shumë më të rëndësishme.

Cilat tema duhet t’i diskutoni me fëmijën tuaj?
Duhet të diskutohet rreth përdorimit të drogës, alkoolit, duhanit, seksit dhe trendeve të modës. Parashtroni këto tema para se t’ju pyesë fëmija për to dhe para se të bëhen problem. Pirset dhe tatuazhet. Sot fëmijët vendosin pirse në vende të ndryshme siç janë veshët, hunda, kërthiza, gjuha, qiellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin pirse edhe te gjenitalet ose ne mjekër. Tatuazhi gjithashtu është dukuri e shpeshtë. I jepni kohë fëmijës që të mendojë vetë, a do vërtetë pirs apo tatuazh. Bisedoni për rreziqet. Gjatë vetë aplikimit mund të ndodh infektim siç është hepatitis ose HIV, e pastaj vendi mund të infektohet lehtë me bakterie. Le të bisedojë me shokë që kanë pirs apo tatuazh. Cilat janë anët e mira dhe të këqija? Nëse sërish vendos që ta bëjë, siguroni që ta bëjë atë në vend të sigurt. Mos lejoni që të shkojë te jo profesionistë. Seks i sigurt. Është normale që fëmija juaj të ndiejë tërheqje seksuale. Informacionet për këtë i merr në shkollë apo nga mediat.. Le t’ju parashtrojë pyetje. Udhëzojeni për rreziqet nga aktiviteti seksual, siç është gjasa të mbetet shtatzënë ose të fitojë sëmundje që transmetohet seksualisht (siç është HIV-i). Pyeteni dhe këshillojeni të mendojë mirë, se a është i përgatitur. Trupi mund të jetë i përgatitur, por a është edhe emocionalisht i përgatitur? Diskutoni për standardet individuale dhe ndjenjat rreth seksit, por mos mos i bëni presion. Diskutoni për abstinencën, si për një opsion dhe zgjedhje të mundshme. Diskutoni për kontracepsionin, përdorimin e kontraceptivëve dhe prezervativëve. I ofroni fakte. Pranojeni interesin e tij për seksin. Mos lejoni që të turpërohet. Bindeni se ndjenjat e tij janë normale. Droga, alkooli dhe duhani. Parashtroni rregulla të qarta. I tregoni se çdo të ndodhë, nëse këto rregulla thyhen. Flisni për rreziqet nga duhani dhe nga përdorimi i alkoolit. 

Cilat shenja paralajmërojnë, se fëmija ka probleme?
Gjatë adoleshencës probleme të shpeshta janë depresioni, përdorimi i drogave, çrregullimet në të ushqyerit, stresi ose problemet në shkollë, shokët ose familja. Në qoftë se fëmija juaj tregon disa nga shenjat që vijojnë, mundohuni ta vërtetoni për çfarë bëhet fjalë:

• Humbje e shprehur në peshë apo përkundrazi fitim i shprehur e peshës;
• Probleme me gjumin;
• Ndryshim drastik i shokëve;
• Ndryshim drastik i sjelljes. Ikja nga shkolla. Ulja e notave;
• Depresion;
• Simptoma për përdorim të drogës;
• Probleme me ligjin.
Sigal