Si të keni kujdes me kilet e tepërta gjatë festave !

712
Sigal

INTERVISTA/ Flet estetistja e njohur shqiptare Anjeza Bena

Ditët e festave janë shumë problematike për ushqimin e njerëzve. Duke pasur parasysh se për dy –tre ditë njerëzit janë të lidhur vetëm pas shtëpisë , ushqimit dhe televizionit kilet shtohen vetiu. Ditët e festave njerëzit shtojnë 3 deri në 4 kilogram. Për të mos pasur këtë shtesë jo të dëshirueshme. Është mirë që të kihen parasysh disa këshilla që janë tepër të domosdoshme.  Ato mund të kihen parasysh edhe në përditshmëri.

Çfarë duhet të bëjmë për të mos shtuar në peshë në ditë festash ?
Larmishmëria e ushqimeve të shijshme në këto festa të fundvitit, bën që njerëzit të shtojnë në peshë rreth 4 kile gjatë ditëve pushim të festave dimërore. Për këtë: sapo të mendoni për ditët e festave që do vijnë, menjëherë do mendoni edhe për ëmbëlsirat e shijshme që do keni mundësi të shijoni. Megjithatë edhe pse do jetë mjaft e vështirë të qëndroni larg këtyre gatimeve tradicionale, do t’ju duhet të mendoni gjithashtu edhe për pamjen dhe peshën tuaj.

 Si mund ta kontrollojmë peshën tonë?

Megjithëse ushqimet që përgatitni në festa përmbajnë sasi të mëdha me kalori, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të hani asnjëherë nga ato, mjafton që të përzgjidhni ato që do të konsumoni. Ka mënyra të pafundme me të cilat mund të kontrolloni peshën tuaj.
Se pari – pakësoni kaloritë duke hedhur tutje lëkurën e gjelit të pjekur para se ta hani, të eliminoni mjaltin, gjalpin dhe patatet e skuqura. Qëndroni sa më larg birrës, verës, sodës, sheqerit. Edhe ëmbëlsirat duhet t’i eliminoni gjithashtu, nëse e keni të pamundur të paktën përgjysmoni sasinë që do të konsumoni, sërish do t’ju ndihmojë kjo gjë. Mbi të gjitha duhet të mendoni mirë për gjerat që do të konsumoni.
Që ta keni më të lehtë të kontrolloni peshën tuaj në ditët dimërore mund të provoni të pini të paktën 8 gota ujë çdo ditë. Në qoftë se ju pëlqen kafeina dhe mendoni se organizmi juaj e përballon atë, atëherë mund të pini kafe. Në këtë mënyrë do të nxisni më shumë metabolizmin tuaj të djegë kaloritë.

 A është e vlefshme palestra dhe ushtrimet e ndryshme fizike?
Sigurisht që po. Në qoftë se nuk janë zgjidhja e duhur alternativat që ju sugjeruam me sipër atëherë mund të provoni të punoni të paktën 1 orë para se të hani këto ushqime, në këtë mënyrë organizmi juaj duke qenë së është i lodhur dhe i uritur nga puna e bërë do ta konsumojë ushqimin duke eliminuar shtimin në peshë.
Shpesh na ndodh të hamë sepse nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër. Ose të paktën kështu mendojmë. Shumë prej nesh e bëjmë pa u menduar. Njihuni me disa këshilla sesi të krijoni një rutinë të re, më të favorshme, brenda disa rregullave të reja. Rregulla të cilat do t’ju ndihmonin në shmangien e ushqimit atëherë kur jeni të mërzitur.
-Njihuni me sjellje të ndryshme të të ngrënit. A stimulojnë ato mërzitjen tuaj? Cila është pjesa e ditës në të cilën ndiheni më të mërzitur. Është e rëndësishme të përballeni me realitetin tuaj.
A duhet të kemi rregull në ushqim ose një dietë të mirëfilltë?

Përpiloni një ditar ushqimi. Kështu listoni ushqimet tuaja të përditshme. Mos harroni të përfshini një listë të duhur kalorish që duhet t’i merrni.
– Shmangni të ngrënit në dhomën e gjumit. Është mirë të hani vetëm në dhomën e ngrënies. Vaktet midis mund të bëhen vërtet një shkak tundues për të ngrënë sa më tepër.
-Duhet të mësoni nëse jeni vërtet i uritur. Pyesni veten në një shkallë nga njëshi te dhjeta sesa i uritur jeni. Nëse përgjigja është shtatë ose më shumë, ju duhet të hani diçka. Ndryshe tërhiquni në mënyrë që të fitoni gjendjen tuaj normale të të ngrënit.
– Kënaqeni veten duke përmbushur interesa të tjera. Gjeni kënaqësi të tjera të cilat ju kënaqin po njëlloj. Si për shembull të argëtuarit me miqtë, dalja në vende të ndryshme apo edhe një shëtitje buzë detit.

Ne dimë që shumë i rëndësishëm është dhe konsumimi i frutave…
Pikërisht. Përdorni sa më shumë fruta të tipit pjepër, molle ose pjeshkë. Në përmbajtjen e tyre ka më shumë ujë, jo shumë kalori, që ndihmojnë sidomos në shuarjen e etjes. Përtypja e frutave të tilla do t’ju ndihmonte të merrnit jo shumë kalori.
-Merruni me një aktivitet të ri. Diçka që do t’ju argëtonte vërtet. Kështu do të zëvendësonit dëshirën tuaj për të ngrënë me gjëra të tjera më interesante.
– Nuk duhet të harroni që edhe përtypja e një çamçakëzi do të bënte punë. Është freskues dhe i pakët në kalori. Mund t’ju ndihmonte të reduktonit oreksin si dhe të digjni jo shumë kalori. -Merruni me diçka që t’ju zërë duart. Si për shembull të bërit e manikyrit, qepje apo përdorimin e kompjuterit. Nuk mund të merreni më shumë se me dy gjëra në të njëjtën kohë.
Përqendrohuni në atë që po bëni. Kjo është vërtet e rëndësishme. Sforcohuni derisa dëshira e të ngrënit t’ju largohet vetvetiu.
-Bëni një shëtitje. Kjo me siguri do t’ju largonte nga kuzhina. Nëse mjedisi do të ndryshojë atëherë edhe dëshira për të ngrënë do të venitet.
-Shmangni blerjen e disa ushqimeve tipike. Identifikoni ushqimet që përdorni më shpesh dhe përpiquni t’i shmangni ato.
-Zgjidhni ushqimin e shëndetshëm. Që do të thotë sa më shumë vitamina dhe perime. Sepse ushqime të tilla janë ato që ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe mërzitjes në këto lloj rastesh.
-Pi një gotë të mbushur me ujë. Uji ju mbush dhe për më tepër mund t’ju kënaqë edhe për një kohë të gjatë.

 Po vetë ai ndiqni këto këshilla?

Zakonisht po. Rrallë herë abuzoj. Jam korrekte me ushqimin, por edhe në gatimin. I ruaj të gjitha këshillat në gatim, pasi gatimi ka të bëjë shumë me mënyrën e të ushqyerit.

 Për cilat grupmosha janë më të domosdoshme këto këshilla?

Për të gjitha grupmoshat, por më shumë për ata që kanë kile të tepërta dhe për femrat që bëjnë përpjekje serioze për ruajtjen e linjave.