Ilir Çumani: Paradokset e “Rilindjes”

218
Sigal

Mjerim më të madh nuk ka, kur shoqërisë tonë i mungon nervi i reagimit qytetar edhe në ato raste kur shikon imazhe të tilla që flasin për raportin e shtetit me qytetarin dhe anasjelltas! Qytetari shqiptar është votues dhe taksapagues permanent, që pret të marrë shërbime për përmirësimin e jetës prej atyre që votohen dhe qeverisin vendin për 4 vjet. Mirëpo, shumë prej këtyre votuesve dhe taksapaguesve nuk i intereson llogaridhënia e atyre që votohen për të shërbyer, por me sa duket u intereson vetëm Partia, lideri, jo Shqipëria.

Dhe ja kush është rezultati: këta pleq mjeranë nga qyteti i Vlorës, (ndoshta edhe me probleme të prostatës), në vend që ti kërkojnë deputetit të tyre, liderit të PS – së dhe Kryeministrit të vendit Edi Rama që, krahas ndërtimeve me dhe pa kriter, të mendoj që në qytetin ku edhe është votuar, të ndërtojë të paktën dy banjo publike. Këta të shkretë, prej sikletit, kanë gjetur një vend dhe po zbrazin fshikëzën e tyre tek Simbolet tona Kombëtare, siç janë edhe këto monumente që jetësojnë momente kyçe e të rëndësishme të historisë së kombit tonë! Këta të moshuar – votues të Ramës, shumica prej tyre janë ende të angazhuar dhe një pjesë e tyre, Kryetarë në forumet e partive Post – Komuniste. Paradoksi i këtyre imazheve që të vjen ndot kur i shikon, përveç fyerjes së krenarisë kombëtare që i bëhet historisë, shoqërisë tonë ne këtë gjest të ulët, është edhe fakti tjetër se këta të moshuar nga Vlora, militantë të rilindjes dhe votues të z. Rama, fyejnë edhe emrin e skulptorit Kristaq Rama (babait të z. Kryeministër) si bashkëautor i kësaj vepre munumentale.

Nuk e di si ndjehet z. Rama si deputet i Vlorës dhe si Kryeministër i vendit, kur sheh se i ka lënë këta qyqarë pa WC publike, dhe përsëri këta ithtarë të Ramës votojnë Ramën…!?