Rama kërkon shpëtim te medaljet

415
Sigal

Nga Dritan Kaba –
Edi Rama po qan hallin se Presidenti i Republikës nderon të rënët për Shqipëri dhe figurat e ndritura te Kombit.
Ai thotë as mbretërit nuk shpërndojnë dekorata si ai.
Rama, ti po shpërndan pasurinë, pronat dhe taksat e shqiptarëve sikur t’i ke të lënë babai.
Po varfëron dhe përze shqiptarët, ndërsa Presidenti me medaljet e tij po edukon brezat me atdhedashuri.
Rama, ti po i fal oborrtareve të tu, qindra milionë euro nëpërmjet korrupsionit, gjë që jo që mbreterit nuk e kanë bërë, por as prijesit e tribuve nuk janë sjëllur kështu.
Edhe kur kane falur pasuri mbretërit e kanë bërë për shërbime ndaj mbretërisë, ndërsa ti i fal paratë e shqiptarëve me koncensione, me ligje antikushtetuese si ai i “Dividentit” apo i korparates shtetërore.
Ti, Rama, po le shqiptarët pa mjekim, po fut ne borxhe me jetën mijëra shqiptarë, ndërsa firmave fantazëm i ke falur, vetem me ARMO mbi 150 milion euro dhe sot i thua naftëtarëve, që shteti nuk ka përgjegjësi.
Ti, Rama, po shkatërron vlerat e Kombit po i rrënon ato, po shkatërron familjet shqiptare me politikat e tua të pakoke dhe antishqiptare.
Ti, Rama, diskutove për kufijtë e Kosovës sikur të ishte gardhi i sarjit tend ne Surrël, ndërsa Presidenti, me ligj iu dha nenshtetësi disa familjareve të heronjve të Kosoves dhe u gjend nën sulmin e shpifjeve të mediave që ushqehen me paratë dhe pronat e shqiptarëve.
Sa frikë e ke Presidentin. Sa i trebesh atij. Sa herë të shoh duke folur për të, me kujtohen skenat që kemi bashkëjetuar, se si dridheshe dhe si lajkatoje nga frika dhe fobia që kishe ndaj tij.
Ti, Rama, vendos për marrveshjen e detit në një menyrë të zezë e aspak transparente së çfarë do bëhet me kufijtë dhe pasuritë e Shqipërisë, sikur të ishe duke folur për vijen e kullimit të unrave të oborrit tënd në Surrel.
Ti, Rama dhe shpurra jote e delinxhilereve do denoheni nga shumica absolute e shqiptarëve politikisht në 25 prill dhe më pas do jepni llogari para drejtësisë për të gjitha dëmet dhe krimet që keni bërë. Nje fjalë e urtë thotë: Të gjitha ketu do lahen. Asnjë cirk, shfaqje banale apo piruete nuk do të shpëtojë.
Mos kërko shpëtim tek medaljet, se nuk të ndihmojnë dot!