KQZ ndan fondet për partitë gjatë fushatës zgjedhore

236
Sigal

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale të zgjedhjeve 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin paraprak për partitë politike.

Sipas KQZ-së, Partia Socialiste është ajo që përfiton më së shumti të ardhura nga ky fond, 55.8 milionë lekë.

Partia Demokratike nga krahu tjetër do të përfitojë 33.3 milionë lekë.

Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim do i jepen 18.9 milionë lekë, ndërsa Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitetet 5.5 milionë lekë.